Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi në protestën e opozitës se kryeministri Edi Rama zhyti vendin në mjerin dhe “detyroi shqiptarët të largohen si sirianët”.
Para protestuesve, ish-deputeti akuzoi kryeministrin se “tentoi të vrasë opozitën”.
“Edi Rama e zhyti Shqipërinë në mjerim dhe pasiguri. Jemi vendi me papunësinë më të madhe rinore, me pensione dhe rrogat më të ulëta, taksat më të larta, çmimin më të lartë për naftë.
Rama i detyroi shqiptarët të largohen si sirianët. Ky vend ka nevojë për shpresë dhe sot secili prej jush që ka dalë në shesh është shpresë për mijëra të tjerë.
Shpresa fillon sot në këtë shesh falë jush qytetarëve të lirë që nuk u nënshtruat, nuk u shitët dhe nuk pranuat lavazhin e trurit të mediave të korruptuara.
Po zbatohet një projekt i turpshëm. Qeverisja e keqe është vetëm gjysma e së keqes, Rama i tha shqiptarëve unë qeveris keq po unë ju shantazhoj.
Rama arriti deri atyre sa të vrasë opozitën, në 2023, në një vend anëtare të NATO-s. Të ketë një projekt për të vrarë opozitën, ky është turpi i atyre që donin të vrisnin opozitën, po prej jush ka shpresë.
Ju gjetët forcën dhe ja ku jemi të pamposhtur. Ne do të fitojmë prandaj Edi Rama largohu. Ke 1001 arsye për të dhënë dorëheqjen, përndryshe do të përballesh me të vetmen mënyrë për të të larguar, zemërimin. Nuk do të gjejë qetësi, ne do të fitojmë“, tha ai.







