Gazetari Aleksandër Çipa i ka bërë një dedikim të vecantë profesor Naxhi Kasoruhos, i cili botoi së fundi librin e tij më të ri.
“Merr fund epoka “çerçiziane” e flokeve te profesor Naxhi Kasoruhos!”, shkruan Çipa në faqen e tij në Facebook teksa vijon shënimin e tij me fjalët:
“Libri me i ri “Publiçistikë” i muzikologut dhe studiuesit te njohur Naxhi Kasoruho shenon edhe mbylljen e nje epoke te imazhit fotografik te tij. Ne respekt te emblemes historike te qytetit, rilindasit kombetar, Çerçiz Topulli, profesori i shume brezave te muzikes dhe studimeve etnokulturore ne qytet, mbajti per me shume se dy dekada, floket e gjata. Keto dite ndersa ka perfunduar permbledhjen e vet me shkrime publicistike te botuara ne shtypin kulturologjik dhe mediume te ndryshme shqiptare, profesori ka kryer edhe nderhyrjen e pare mbi portretin e vet. Ne nje fare menyre mund te themi se ky eshte libri qe ” i preu ” floket e gjata profesor Kasoruhos.
Me urimet me te mira per kontributin dhe punen e tij kembengulese. Qofsh perhere aktiv dhe ne prurje kulturore artist i dashur i qytetit tone!!!”










