• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alfred Lela: Dje nuk humbi PD, por Shqipëria

12/05/2025
Alfred Lela: Dje nuk humbi PD, por Shqipëria

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, thotë se në zgjedhjet e 11 majit nuk humbi Partia Demokratike, por Shqipëria.

“Ka një prirje të votave, deri tani, në favor të Edi Ramës. Një prirje që flet për humbjen e opozitës dhe për fitoren e qeverisë.

Ende mbetet e paqartë se si do të kapin finishin minipartitë e Shehajt, Lapaj-Shabanit dhe Qorit.

Çka duket qartë është se Tom Doshi me PSD do të jetë partia e tretë në Shqipëri, duke u bërë kingmaker. Edhe pse, siç duken gjasat, një kingmaker që nuk bën dot një mbret, pasi në asnjërën anë të spektrit nuk do të ketë nevojë për të për të bërë qeveri. Doshi mund të hyjë në punë vetëm nëse Rama i afrohet një shumice dërrmuese me të cilën kërcënon të ndryshojë Kushtetutën.

Socialistët do të ndihen triumfalistë këto ditë dhe demokratët të dorëzuar. Nuk është e tepërt për të thënë se ka humbur Shqipëria në këtë mes. Jo se ka humbur PD-ASHM, por se në zgjedhje të tilla si të djeshmet, po kështu, do të humbte çdo koalicion, dhe fitorja mund të ishte vetëm e Edi Ramës.

Pse?

Manualet e politikës botërore nuk njohin ende një politikan që fiton pa program. Retorika e Ramës e ka shmangur ofertën dhe është përqendruar te një spekulim gjeopolitik, antarësimi në BE, i cili, së pari, është synim mbarëkombëtar-të gjitha partitë bien dakord te integrimi- por edhe nuk është në dorën e qeverisë.

Vendimi për të merret, jo vetëm mbi kriteret e përmbushura ose jo nga Shqipëria, por edhe nga një konklavë e vështirë e shteteve antare të BE, secili prej tyre me fuqinë e vetos.

Nga ana tjetër, Rama ka ofruar një repertor me batuta, me fyerje dhe mujshari (bullizëm), por nuk është kjo tipologjia kryesore e fushatës së tij. KM e ka përdorur pa teklif, pa drojë, pa kufizim, makinerinë shtetërore në shërbim të agjendës elektorale. Të qarta në krahun e tij kanë qenë edhe bandat, nga jugu në veri.

Xhabaftët në oborrin e qendrës së votimit në Vorë dje, nuk janë shenjë e një Shqipërie normale, ata janë riciklim i një dramatizimi politik që është shpërfaqur sa e sa herë, sipas parimit ‘synimi e justifikon mjetin’. Nëse gangot e Vorës thonë se janë ‘qytetarë’, kujtoni pak rastin e Jurges Çyrbjes, që u fut në listat e Ramës nga porosia e bandave të zonës.

Jo vetëm periferitë janë kriminalizuar dhe e kanë shtrembëruar realitetin elektoral. Kush ka parë TV dje është përballur me skena groteske dhe dramatike mu në zemër të Tiranës. Drejtorë të lartë të administrates, me kapuçë të zinj, barkmëdhenj të doganave, deputetë felinë të qeverisë, gra të ndërkryera etj., etj., u kapën në kamera tek vraponin, fshiheshin, skërmiteshin, kërcënonin ditën për diell.

Rasti i zyrës elektorale ilegale të PS te Njësia 5 është shenja sipërfaqësore se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë garë, nuk janë sfidë, nuk janë program, ato janë luftë për të mos e lëshuar pushtetin, qëllim në vetvete i pushtetit.

Në këtë kuptim mund të përsëritet se, me zgjedhje të tilla fitorja i shkon dhe do t’i shkojë Edi Ramës.

Ajo çka mbetet me ne edhe pas kësaj fitore/humbjeje është kthimi i këtyre farë zgjedhjeve në njëfarë forme të normalitetit. Kush e ruan ende fakultetin e turpit në ndërgjegje, ka patur zor dje nga skenat me protagonistë kryesorë njerëzit e administratës dhe bandat lokale të kthyera tashmë në pasuri kombëtare nga Edi Rama.

Fituesit mund të qeshen, por nuk po prodhojnë më shumë se një skërmitje në kurriz të Shqipërisë. Shpopullimi dhe kriminalizimi do mbeten, edhe pas 11 majit, dy sfida të mëdha kombëtare. Edhe më shumë të tilla sepse, paradoksalisht apo jo, zgjedhjet i mori partia që normalizoi, si shpopullimin ashtu edhe kriminalizimin”, shkruan Lela.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

29/12/2025
Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al