• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alketa Vejsiu: Po ta dinit kush më refuzoi, do thoshit le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm

10/06/2020
Alketa Vejsiu: Po ta dinit kush më refuzoi, do thoshit le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm

E ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në “Provokacija” prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli i për eksperiencën e saj në “Sanremo”.

Gjatë bisedës me gazetarin Mustafa Nano, Vejsiu fillimisht është ndalur te prezantimi, si arriti të menaxhonte skenën, ndërsa komentoi edhe reagimet pozitive dhe negative që mori pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

“Unë nuk i bëj gjërat vetëm për veten time. Shkova me një super bagazh nga Shqipëria dhe 20 vite punë nuk janë pak. E kisha rrugën të shkelur në vendin tim përpara se të provoja atë magji”, tha ajo.

Vejsiu ka komentuar reagimet pozitive dhe negative, ndërsa u shpreh se nga media shqiptare ka pasur një mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit. Gjithashtu ajo u shpreh se një nga frikërat më të mëdha ishte se mos rrëzohej nga shkallët.

“I falënderoj ata që më kanë mbështetur, por edhe ato që më kanë kritikuar. Publikut nuk i intereson çfarë ndodh në kuzhinë”, tha Vejsiu.

Sakaq ajo shtoi se bota e medias dhe e spektaklit ka luftërat e saj dhe se në momentit që kërkon të bësh sukses atëherë ka një çmim për të paguar.

“Ambiciet e mia për të qenë në tabelën e nderit që fëmijë kanë qenë të mëdha. Edhe sot në profesionin tim unë punoj shumë orë. Edhe në biznes punoj shumë. Fati më i madh në jetë është të dish të gjesh pasionin, të bësh me dëshirë punën që do.

Unë jam me fat sepse kam një familje që gëzon shëndet të plotë. Kam gjetur dashurinë e jetës dhe është shumë bukur të jesh nënë. Gjithashtu jam me fat për punën drejt biznesit. Forca ime aktivizohet sa herë që më sfidojnë. Talentin që kemi brenda nesh mund ta gjejmë edhe rrugës.

Mankthi im më i madh ishte se mos bija nga shkallët. Ishin komode, por nuk e di pse të krijohet ajo ndjesia. Është kjo që thamë se suksesin dhe dështimin që një fije i ndan”, u shpreh Vejsiu.

Vejsiu është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë që ta drejtonte vetëm festivalin e 58 të RTSH-së.

Ajo tha se ajo u ka bërë thirrje mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, por që ata s’e kanë shoqëruar duke e lënë vetëm.

Referuar kësaj gjëje, Vejsiu tha se po ta dinin mediat këtë gjë, ndoshta do t’i kursenin komentet ndaj saj.

“Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazheve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë.

Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin “le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm t’ja dalë mbanë”, tha Vejsiu.

Më tej moderatorja e njohur u shpreh se nuk ndjehet e mërzitur pse të ftuarit nga ana e saj dhe regjisores Vera Grabocka refuzuan “të ndanin kekun” me të.

“Dështimin dhe suksesin një fije i ndan, thotë mentorja ime Vera Grabocka. Ne gjithmonë sa herë dalim në një format të ri, në një projeksion të ri kemi gjithmonë shqetësimin si do jetë shikueshmëria, si do dali.

Të mençurit marrin masat, punojnë dhe janë gjithmonë të përgatitur përpara provimit. Unë doja të thoja për këtë çështjen e asfiksisë se ai festivali ishte shumë i madh dhe kishte vend për të gjithë yjet, kishte ajër plot që të mos asfiksoheshin dhe ata që në fakt u asfiksuan.

Duke respektuar kritikën tuaj dashamirëse, unë kam ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias, politikës dhe spektaklit në Shqipëri dhe po ti them emrat, do të shpërthejë një tjetër polemikë që nuk kam dëshirë.

Njerëzit tani kanë nevojë për qetësi dhe relaks. Të gjithë këta personazhe që ftova më thanë, për arsye të veçanta, nuk vijmë në festival, dhe më lanë vetëm. Kështu që po ta dinin këtë fakt, mediat do kishin qenë pak më të rezervuara dhe do merreshin me kauzën tjetër që është e përbotshme ku thuhet “ta ndihmojmë këtë vajzën që mbeti e vetme, dhe mundi tja dali”, ja që mund tja dalësh edhe vetëm.

Ky protagonizëm nuk lindi nga dëshira ime për të qenë protagoniste në skenë por nga pamundësia për ti paguar, sepse buxheti ishte i limituar, dhe patjetër nga pamundësia ime për të patur dashamirësinë e kolegëve për të qenë aty apo edhe ata të cilët më dhanë arsye shumë objektive për të mos qenë aty, të cilat i respektoj dhe mirëkuptoj. Të gjithë prezantuesit që kanë qenë dhe kanë prezantuar atë festival, kanë qenë të ftuar nga unë dhe Vera Grabocka për të ardhur dhe ata nuk erdhën.

Unë vlerësoj faktin që kishte shumë pak njerëz që pranuan të ishin në këtë udhëtim me mua, siç nuk kam asnjë mërzitje dhe shqetësim por më vjen keq që pasi unë bëra hapin për ti ftuar dhe për ta ndarë kekun me të gjithë, ata refuzuan të ishin aty”, u shpreh Vejsiu.

E pyetur nga gazetari Nano nëse Vejsiu do të jetë përsëri në skenën e Festivalit të fundvitit, ajo u shpreh se nuk do të jetë më në atë skenë. Sipas saj ajo skenë nuk i ka dhënë atë kënaqësi që do donte të merrte emocionalisht.

“Jo, absolutisht jo. Do jem në skenë patjetër për të duartrokitur grupin e produksionit të radhës por nuk do të jem në festivalin madh këtë vit. Ky festival për 3 netë me radhë nuk më prodhoi kënaqësinë që unë doja të merrja. Profesionalisht ishte shumë e mirë por nga pikëpamja emocionale pati disa shije të kompromentuara”.

Alketa Vejsiu prezantoi Festivalin e 58 të RTSH-së vitin që shkoi, gjë që u shoqërua me shumë polemika, sidomos pas shpalljes së fitueses, Arilena Ara. Madje, u përfol për një përplasje mes Vejsiu dhe “mentores” së saj, Vera Grabockës.

Vejsiu doli hapur si mbështetëse e Elvana Gjatës, një nga pretendetët kryesore për çmimin e madh dhe Grabocka mbështetëse e rivales më të fortë të Gjatës, Arilena Arën.

Related Posts

Stenaldo: Unë kam shanse për të fituar këtë program!
Paparazzi

Stenaldo: Unë kam shanse për të fituar këtë program!

28/12/2025
Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë
Paparazzi

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

28/12/2025
Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda
Paparazzi

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

28/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova ndajnë për herë të parë portretin e bebushit të tyre
Paparazzi

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova ndajnë për herë të parë portretin e bebushit të tyre

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?
Paparazzi

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj
Paparazzi

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al