Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca vijon vizitën e tij private në Gjirokastër. Sot paradite ai është parë në zonën muzeale në ambientet e Hotel “Fantasy” me bashkëshorten e tij, si dhe i shoqëruar nga Mirela Kumbaro e Flamur Golemi. Soreca ka qenë më herët në pjesë të tjera të qytetit ndërsa mësohet se do të drekojë në Libohovë. Një ditë më parë ai ishte në qytetin antik të Antigonesë. Dy ditë më parë në Gjirokastër ishte për vizitë edhe mbasadori gjerman Peter Zingraf.
©argjiroja.net