Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi kanë shkuar në qendrën e numërimit në shkollën Vasil Shanto në kryeqytet.
Në këtë qendër nuk ka nisur akoma numërimi i votave, ndërsa numëruesit kanë shkuar vetëm pak minuta para mbërritjes së Ambasadores Kim.
Disa numëruesve të PD-së që mbanin bluza me logot e kësaj force i është kërkuar nga ambasadorja Yuri Kim që t’i heqin ato.
Yuri Kim: Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju.
Ilirjan Celibashi: Duhet t’i ndërroni në moment bluzat, është e drejtë. Dhe të nisni punën.
Gazetarja-numëruesve: A do t’i ndërroni bluzat?
Numëruesit: Prit njëherë se po trajnohemi. Do të ndërrojmë bluzat dhe pushtetin. Kemi votuar për ndryshimin.









