• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Amnistia nxori nga qelitë 800 të dënuar, policia fut brenda 661 të tjerë në një muaj

06/05/2024
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës përgjatë gjithë muajit Prill 2024. Edhe pse nga qelitë u liruan 800 persona prej Amnistisë Penale, në një njoftim zyrtar, Policia thotë se vetëm gjatë Prillit janë zhvilluar 95 operacione policore dhe janë vënë në pranga 661 persona. Kryesisht në zbatimin e masave të hartuara në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

Në bilanc thuhet se 11 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë vënë në pranga si rezultat i operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

10 shtetas të tjerë të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, grekë, britanikë, italianë dhe gjermanë.

60 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, janë kapur dhe vënë në pranga, në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

20 armë zjarri, 13 armë gjahu/sportive, 7 mina me telekomandë, 22 kapsolla detonatore, 9 kallëpe me lëndë plasëse, 8 maska dhe 25 armë të ftohta, janë sekuestuar si rezultat i operacioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve në ambiente të ndryshme.

66 kilogramë kanabis, 5200 fara kanabisi, qindra doza kokaine dhe heroine, 180 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, janë sekuestruar si rezultat i operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve.

Plani i posaçëm kundër kultivimit të cannabisit, që në fazë fillestare, goditi 4 raste të shitjes së farave të kësaj bime dhe 4 raste të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e tyre, në të cilat u gjetën dhe u asgjësuan reth 3400 fidanë/bimë narkotike.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, në 6 raste, ka parandaluar ngjarje të mundshme kriminale dhe parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve për motive të dobëta.

Puna hetimore profesionale e strukturave të Policisë, ka zbardhur 4 raste të vënies së lëndëve eksplozive në subjekte/banesa dhe 17 raste të vjedhjeve të ndryshme, 3 prej tyre të kryera me anë të armëve imituese.

Në fushën e krimeve ekonomike janë zhvilluar 7 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar 1 automjet me vlerë 100 000 euro, 13 statuja dhe ikona, bizhuteri dhe mallra të kontrabanduara. Njëri prej operacioneve zbuloi në Yzberisht, një subjekt (firmë) ku falsifikoheshin dokumente.

2 makineta, 1 kompjuter dhe 25 celularë u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit, janë goditur 40 raste dhe janë sekuestruar kallëpe me lëndë plasëse dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për peshkimin e paligjshëm, mjete që përdoreshin për prerjen e pyjeve apo për nxjerrjen e gurëve dekorativë. Në prag të sezonit turistik, Policia ka rritur vigjilencën ndaj ndërtimeve të paligjshme që kryhen kryesisht në zonat turistike, me qëllim përfitimin.

Rritja e numrit të turistëve, i ka angazhuar shërbimet e Policisë, përveç punës për garantimin e sigurisë, edhe me gatishmërinë për t’iu dhënë ndihmë, në raste nevoje. 22 turistë që kishin mbetur në bllokuar duke eksploruar vendet turistike, në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, për shkak të terrenit të vështirë, mungesës së orientimit apo pamundësisë për të lëvizur, u gjetën dhe u ndihmuan nga Policia.

3 operacione të zhvilluara nga Policia e Shkodrës, e Korçës dhe e Gjirokastrës, goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë.

Në të janë gjithë vendin janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë, 120 shtetas, për dhunë në familje.

Policia Kufitare, krahas punës për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, ka goditur edhe:

-50 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, 8 raste të kontrabandës së mallrave, 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të mosdeklarimit të parave. Për rastet e fundit janë sekuestruar 104 600 euro dhe 12 300 franga.

Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

Janë vënë në pranga 189 drejtues mjetesh, nga të cilët 128 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 61 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;

Janë pezulluar 285 leje drejtimi, nga të cilat 185 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 30 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 70 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025
Katër gjëra që duhet të “hiqni qafe” në shtëpinë tuaj para se të vijë 2026-a

Katër gjëra që duhet të “hiqni qafe” në shtëpinë tuaj para se të vijë 2026-a

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al