• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

AMP arreston shefin e krimeve në Gjirokastër dhe 4 punonjës të tjerë policie (VIDEO)

18/11/2024
AMP arreston shefin e krimeve në Gjirokastër dhe 4 punonjës të tjerë policie (VIDEO)
NJOFTIM I AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion të gjerë, duke ndaluar dy punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme, përfshirë shpërdorim detyre, kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh. Operacioni, i cili u mbështet nga hetimet disa mujore ka çuar gjithashtu në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie.
Në përputhje me urdhërat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, janë ndaluar:
-Kryekomisar A.K, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor”, kryer në bashkëpunim.
-Nënkomisar Xh.D, Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, gjithashtu i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.
-Inspektor F.O, pjesë e forcës speciale Shqiponja, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor” në bashkëpunim. Ai aktualisht është shpallur në kërkim.
Po ashtu, janë ndaluar edhe dy shtetas për veprat penale të “Kontrabandës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
-B.M, doganier në degën doganore të Kakavijës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kontrabandë nga punonjës të lidhur me veprimtarinë doganore”.
-I.M dhe K.K, të dyshuar për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Falsifikim vulash, stampash dhe formularësh” kryer në bashkëpunim.
Hetimet zbuluan se të dyshuarit ishin të përfshirë në një seri aktivitetesh kriminale. Ata dyshohet se kanë organizuar trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe kanë favorizuar kontrabandën e mallrave të ndryshme përfitime të paligjshme. Po ashtu, janë të dyshuar për organizimin e lojërave të fatit, në formën e basteve sportive, gjithashtu me qëllim përfitime monetare të jashtëligjshme.
Në përpjekje për të fshehur aktivitetet e paligjshme, punonjësit e policisë dhe doganës, duke shfrytëzuar pozitat dhe detyrat e tyre, kanë ndikuar për të mundësuar dhe lejuar ushtrimin e këtyre aktiviteteve ilegale nga shtetas të ndryshëm.
Si provë materiale, agjentët e AMP-së sekuestruan një automjet tip ML dhe katër aparate celular, të cilat do të përdoren për të hedhur dritë mbi përfshirjen e të dyshuarve në këtë aktivitet.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miri i ashpër ndaj Malit: “Mos ma përmend më martesën, do të nxjerr të tuat personale”

Miri i ashpër ndaj Malit: “Mos ma përmend më martesën, do të nxjerr të tuat personale”

17/03/2026
Inter sakrifikon Bastonin, Barcelona “fërkon duart”, gati oferta

Inter sakrifikon Bastonin, Barcelona “fërkon duart”, gati oferta

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al