• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza e avokatit: Vajza e Azem Hajdarit do të marrë drejtimin e opozitës proamerikane në Shqipëri

03/03/2019
Analiza e avokatit: Vajza e Azem Hajdarit do të marrë drejtimin e opozitës proamerikane në Shqipëri

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar mosdorëzimin e mandatit nga deputetja Rudina Hajdari. Ngjela shprehet në rrjetin social ‘Facebook’ se Hajdari do të krijojë opozitën proamerikanë në Shqipëri që do ta fusë Shqipërinë në rrugën pakthim të demokracisë perëndimore.

Sipas Ngjelës ardhja në Parlament e një opozite të tillë do të jetë e gatshme për vazhdimin e Reformës në Drejtësi.

Statusi i plotë i Ngjeles:

Mospranimi i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetit, mund të bëhet një risi politike me vlerë historike.
A do ta formojë Rudina Hajdari opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë?

Sigurisht që po.

Qëndresa e saj kundrejt hordhive antiamerikane të Partisë Demokratike, krijon ndërkaq vlerë individuale për një grua që ka hyrë në politikë me një histori të shkëlqyer familiare dhe me një formim akademik individual të krijuar në universitetet amerikane.

I.Pas gjithë ketyte viteve, koha e solli që edhe opozita shqiptare të ketë formim dhe akt proamerikan në Parlamentin shqiptar.

Qëndresa e Rudina Hajdarit dhe prejardhja e saj e krijojnë figurën politike që të gjithë ata deputetë që nuk do të pranojnë dorëzimin e mandatit, dhe që mendohet të jenë mbi 20 persona, ka tepër gjasë të drejtohen nga zonja Hajdari për të formuar opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte turp për historinë demokratike të Shqipërisë që opozita shqiptare ka 6 vjet që është pozicionuar në antianerikanizëm.

Por koha e solli që tani, në Parlamentin shqiptar edhe opozita të jetë me frymë perëndimore dhe proamerikane për të vijuar realisht reformën në drejtësi.

II.Përbën një specifikë pozitive fakti që, që të gjithë deputetët që hyjnë rishtas në Parlament janë të djathtë dhe me bindje të shëndosha properëndimire dhe mbështetës seriozë të politikës amerikane.

Ardhja në Parlament e një opozitë të tillë, krijon një ngushtësi maksimale kundrejt një kryeministri antikombëtar dhe prolindor si Edi Rama.

Lëvizjet antireformë dhe prolindore të Edi Ramës, në marrëveshje me Lulzim Bashën, kanë ardhur si pasojë e ekzistencës së opozitës antiamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha e solli që këndej e mbrapa, nëse Rudina Hajdari, që e ka realisht mbështetjen amerikane, do të dijë ta formojë opozitën e re shqiptare në Parlament, atëherë vetë politika shqiptare dhe zhvillimi shqiptar, do të hyjnë në rrugën pakthim të demokracisë perëndimore.

Mendoj se gjithçka do të varet nga aktiviteti pozitiv i zonjës Hajdari. Dhe ajo e ka këtë aftësi.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

31/12/2025
Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al