• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza e NYT: Europa drejt një politike më të ashpër për emigracionin! Konsensus për dëbimet dhe ndalimet në kufi

29/06/2025
Analiza e NYT: Europa drejt një politike më të ashpër për emigracionin! Konsensus për dëbimet dhe ndalimet në kufi

Në të gjithë spektrin politik evropian, liderët si të djathtë, ashtu edhe të majtë po mbështesin politika gjithnjë e më të ashpra ndaj emigracionit të paligjshëm. Kjo qasje e re, ndonëse nuk ka shkaktuar të njëjtën tronditje si politikat e forta të presidentit amerikan Donald Trump, tashmë konsiderohet si një ndryshim i thellë dhe i qëndrueshëm, shkruan “New York Times”.
Në shumë vende të Bashkimit Evropian, partitë qendrore po bashkëpunojnë me forcat konservatore për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm. Politika e ashpër e Danimarkës për refugjatët është kthyer në një model që shumë vende të tjera synojnë të ndjekin.
Zyrtarë të BE-së po punojnë për hartimin e rregullave të reja që do të lejojnë zhvendosjen e azilkërkuesve drejt vendeve të treta.
Së fundmi, BE ka firmosur një marrëveshje për vendosjen e agjentëve të kufirit në Bosnje-Hercegovinë, për të forcuar kontrollin në kufijtë e jashtëm.
Në këtë drejtim, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka ndjekur një qasje të ngjashme, duke propozuar mbajtjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Megjithatë, gjykatat italiane e kanë pezulluar përkohësisht këtë iniciativë. Pavarësisht kësaj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar si një “shembull të mendimit inovativ”.
Në një zhvillim të rrallë, Meloni dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen, nga dy kampe politike të ndryshme, paraqitën një letër të përbashkët ku kritikojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si një pengesë për vendet që duan të dëbojnë emigrantë. Letra është firmosur edhe nga liderë të Austrisë, Belgjikës, Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka cilësuar Danimarkën si “modelin” për politikën e re migratore.
Sipas të dhënave paraprake të agjencisë kufitare evropiane Frontex, numri i emigrantëve ka rënë me 20% gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025. Megjithatë, rrugët kryesore të emigrimit, si ajo nga Libia drejt Greqisë, kanë parë rritje të ndjeshme. Ursula von der Leyen theksoi se “Evropa duhet të përforcojë menaxhimin e kufijve të saj”.
Sakaq, dëbimet e emigrantëve janë shtuar, por në një ritëm të ngadaltë.
Ekspertët tërheqin vëmendjen se disa prej masave kanë një kosto të lartë në aspektin humanitar. Camille Le Coz nga Instituti Evropian i Politikave të Emigracionit tha se marrëveshjet me vende si Libia dhe Tunizia kanë frenuar flukset migratore, “por me një çmim të madh për të drejtat e njeriut”.
Në vitin 2023, autoritetet tuniziane janë akuzuar se kanë lënë emigrantë afrikanë në shkretëtirë, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe dinjitetin e tyre.
Ndërkohë, zyrtarë lokalë në disa vende anëtare të BE-së shprehin shqetësimin se retorika e re mund të ndikojë negativisht edhe ndaj emigrantëve të integruar ligjërisht.
Magdalena Czarzynska-Jachim, kryetare bashkie në qytetin Sopot të Polonisë, tha se qyteti i saj ka mirëpritur punëtorë ukrainas dhe familje të ikura nga lufta. “Ne i mirëpresim emigrantët e ligjshëm. Ata janë fqinjët tanë, jo kriminelë”, u shpreh ajo.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al