• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza / Gjashtë faktorët, që e rikthyen Bayernin në “Olimpin” e Europës

24/08/2020
Analiza / 6 faktorët, që e rikthyen Bayernin në “Olimpin” e Europës

Shtatë vite më vonë, Bayern Munich mbretëron në Europë. Dhe e bëri këtë në një nga sezonet më konvulsive që mbahen mend në klubin bavarez. Në fakt, edhe lidershipi i tij në Gjermani ishte në pikëpyetje, sepse ndryshoi trajnerin në mes të sezonit dhe për shkak se shumë nga lojtarët ngrinin më shumë dyshime sesa jepnin siguri. Por, Bayerni është etë historia, gjermane dhe europian e futbollit, ndaj diti t’i kapërcente të gjitha këto pengesa, për të ofruar një recital futbolli në Lisbonë, derisa ngriti trofeun e gjashtë të madh europian. Një sukses i merituar, që shpjegohet nga disa faktorë. Këto janë çelësat e kampionit të ri të Europës:
Ndryshimi i trajnerit
Hans-Dieter Flick është arkitekti i shkëlqyeshëm i një ndryshimi vendimtar, që Bayerni ta përfundonte me një “hat-trick” të patëmetë këtë sezon. Trajneri gjerman arriti në javën e 11-të të Bundesligës për të marrë përsipër rolin e të shkarkuarit Niko Kovac. Aftësia e tij për të ndryshuar “vizatimin” e formacionit, spostimi i Kimmich në mesfushë, rilindja e Muller në funksion të kauzës bavareze, janë disa nga virtytet, që i atribuohen atij. Pak ose fare mund të kritikohet një trajner si ai, që ka rikuperuar Bayernin më të mirë në kohët e fundit. Sepse fiton, por edhe bind me lojë.
Rilindja e veteranëve
Nuk është rastësi që Bayerni ka mbretëruar në Europë në të njëjtin vit, kur disa prej “peshave të rënda” kanë rikuperuar versionin e tyre më të mirë. Manuel Neuer, më i miri, u shfaq shpëtimtar, me disa pritje vendimtare në finale. Pikërisht kur hegjemonia e tij në kombëtaren e Gjermanisë po vihej në pyetje, në favor të Ter Stegen, ai shpërtheu, edhe pse me mjaft vite mbi supe. Thomas Müller u bë sërish konkurrues, me gola vendimtarë. Të mos flasim për Robert Lewandowski, autor i 15 golave në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Pra, trajneri Flick i rilindi veteranët dhe i bëri një nga çelësat e shkëlqyeshëm të suksesit të jashtëzakonshëm sezonal.
“Thellësia” e stolit
Finalja u fitua nga Kingsley Coman. Trajneri Flick e aktivizoi titullar francezin kundër PSG, ndërsa kishte përdorur Perisic në sfidat e tjera të “Final Eight”, në Lisbonë, për atë rol. Pavarësisht se ishte një nga më të mirët kundër Barçës, kroati e nisi finalen nga pankina. Skuadra gjermane bëri edhe pa Pavard, madje nuk pyeti as për lëndimin e Boateng në mes të ndeshjes vendimtare, sepse ata që erdhën nga stoli nuk lanë asgjë mangut. Fitimi i Champions-it, pra, është edhe meritë e stolit bavarez, që ka shumë potencial jo vetëm në kuadrin e Bundesligës, por edhe të Europës.
Bayerni me gjak të ri
Bayerni ka filluar një proces gradual rinovimi, që tashmë po fillon të japë fryte. Ardhja e lojtarëve si Davies, Goretzka, Gnabry… në sezonet e fundit ka lejuar që të rinjtë të kombinohen me veteranët. Ky proces ka rezultuar i suksesshëm, sepse përvoja tregon rrugën për t’u ndjekur, ndërsa emrat e rinj po fitojnë rëndësi pa presionin e parakohshëm të mbajtjes së krejt peshës mbi supe.
Gjendja fizike
Duke parë shtypjen (presionin) e Bayernit në zonën e PSG-së në minutën e 80-të të lojës me pothuajse të njëjtin intensitet si në minutën e pare, kjo tregon fuqinë fizike të bavarezëve. Kjo i ka lejuar Bayernit të diktojë lojën në mënyrë dërrmuese. Ai presioni paraprak e nderoi ndaj Barçës, ndërsa e kundër skuadrës pariziene, në finale, dominoi nga fillimi deri në fund. Asnjë skuadër nuk ka arritur me një formë të ngjashme fizike si skuadra gjermane në Lisbonë. Historia shkon gjithmonë në favor të atyre që vrapojnë shumë në futboll.

Related Posts

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar
Sport

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)
Sport

Broja merr “dhuratën” për fundvit, titullar në Premier League

27/12/2025
Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë
Sport

Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë

27/12/2025
Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë
Sport

Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al