• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ANALIZA: “Greqia provokon të zgjerohet në Jon për të testuar Turqinë”

30/08/2020
ANALIZA: “Greqia provokon të zgjerohet në Jon për të testuar Turqinë”

Greqia ndërmori këtë javë një nga veprimet më agresive të politikës së jashtme, duke deklaruar se do të zgjerojë me 12 milje sovranitetin në Detin Jon, pa u konsultuar më parë me Shqipërinë dhe Italinë.

Duke ia bërë fakt të kryer Shqipërisë, kryeministri Qiriako Mitsotaqis tha se Greqia ka në plan të shtrijë madhësinë e ujërave të saj territoriale përgjatë vijës bregdetare të saj perëndimore në Detin Jon nga 6 milje detare në 12. Ky vendim i papritur, i cili erdhi ndërkohë që Athina dhe Tirana po përgatiten të ulen në një tryezë për marrëveshjen dypalëshe mbi ndarjen e detit, duket të jetë një test politik për një lëvizje të ngjashme me Turqinë. Mitsotakis tha se Shqipëria dhe Italia janë njoftuar tashmë dhe se një projekt-ligj do të përgatitet së më shpejt për të kaluar në parlamentin Grek për ratifikim.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se do të udhëtojë në Tiranë këto ditë për të biseduar me kryeministrin Edi Rama, si ministër i Jashtëm në detyrë për Paktin Detar. Për shumë ekspertë nuk ishte surprizë që Greqia të përqendrohej tek ndarja e kufirit në detin Jon pas marrëveshjeve me Egjiptin dhe Italinë, por askush nuk e priste që Athina të mbante një qasje kaq agresive.

Edhe pse prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë, zgjerimi i Greqisë në Detin Jon vjen për përfitime të brendshëm politike, pasi kjo lëvizje e Ankarasë është projektuar për të goditur tjetër kund, në anën tjetër të Mesdheut, në Turqi. Ekspertët thonë se për Greqinë, ky vendim nuk është asgjë tjetër, veçse një provë për të parë nëse mund të zgjerohet edhe në Egje. Burimi i vërtetë i kësaj lëvizjeje të Greqisë nuk është në fakt Shqipëria, por Turqia, e cila ka sfiduar Athinën, duke dërguar herë pas here në Egje flotën ushtarake dhe anije eksploruese për burime natyrore gaz dhe naftë.

Mes përplasjeve disa- mujore me Turqinë, ku nuk kanë munguar as mjetet luftarake, Athina ka vendosur të ndajë të gjithë kufijtë detarë, duke ia bërë fakt të kryer Shqipërisë zgjerimin e sovranitetit të saj.

Edhe pse ky vendim nuk ndikon drejtpërdrejt në mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe Turqisë, Mitsotakis paralajmëroi hapur se Athina mund të shtrijë ujërat e saj në drejtime të tjera. Turqia ka paralajmëruar vazhdimisht se një veprim i ngjashëm përgjatë vijës bregdetare të Greqisë është një provokim për luftë. Megjithatë, Mitsotaqis duket se po tregon më shumë guxim politik se paraardhësi i tij, Aleksis Tsipras.

Erdogan ka reaguar pas zhvillimeve të funditt duke e akuzuar Greqinë për “mbjelljen e kaosit” në Mesdhe

“Turqia do të marrë atë që është e drejta e saj në Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi,” tha të mërkurën Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. “Ne i ftojmë bashkëbiseduesit tanë të shmangin gabimet që do të çojnë në shkatërrimin e tyre.”

Lëvizja e Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale erdhi ndërsa parlamenti grek po debatonte për dy marrëveshje mbi kufijtë detarë të arritur së fundmi me Italinë dhe Egjiptin. Kjo e fundit tërboi Ankaranë, e cila e quajti atë “të pavlefshme”, duke pretenduar se zona në fjalë “shtrihet brenda shelfit kontinental turk” dhe gjithashtu shkel të drejtat detare të Libisë.

Të martën, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas bëri një vizitë në Athinë dhe Ankara me qëllim të qetësimit të tensioneve. “Situata aktuale në Mesdheun lindor është kthyer në një minë me sahat, çdo shkëndijë e vogël mund të çojë në katastrofë, ”tha Maas pas takimit të tij me Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Dendias.

“Askush nuk dëshiron ta zgjidhë këtë konflikt ushtarakisht, e cila do të ishte një çmenduri absolute,” tha ai më vonë së bashku me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Interesi për Detin Jon është rritur pasi kompani të mëdha botërore bënë në Jon e parashikuan se në këtë territor ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi. Kjo ka bërë që si Turqia ashtu edhe Italia të jenë sy e vesh nga marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës.

Dy vite më parë, Greqia njoftoi po ashtu zgjerimin me 12 milje detare në të gjithë kufijtë e saj detar, përfshirë edhe Jonin, por u tërhoq pikërisht pas ndërhyrjes së Turqisë. Pa kaluar ende një javë nga deklarata e ish-ministrit Nikos Kotzias, Greqia vendosi të pezullonte aksionin diplomatik për zgjerimin me 12 milje detare të kufirit detar me Shqipërinë dhe Turqinë, pas kërcënimeve të kësaj të fundit.

Tirana zyrtare nuk doli asokohe me një qëndrim zyrtar, por deklaratat e kryediplomatit grek u pritën me “zjarr dhe tërbim” në Ankara. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çaushoglu, deklaroi se çdo veprim i Athinës për zgjerim të vijës së saj bregdetare, në Jon ose Egje, do të përbënte shkak për luftë (Casus Belli).

“Ne këshillojmë Greqinë që të qëndrojë larg nga sjelljet që mund të shkaktojnë një përshkallëzim të situatës në Mesdhe. Pretendimet jorealiste të Greqisë do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin rajonal”, thuhej në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme turke. Ankaraja zyrtare paralajmëroi se nuk do të toleronte asnjë akt në detin Egje, për të cilin nuk ka marrëveshje dypalëshe. Çaushoglu iu referua një rezolute të vitit 1995, ku thuhej se çdo veprim i njëanshëm i Greqisë për të shtrirë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale, do të shërbente si shkak për luftë. Por kur bie fjala për zgjerimin e sovranitetit në Detin Jon, Greqia e di se nuk do të gjejë një forcë të tillë konfrontuese.(Gazeta “Si”)

Related Posts

Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025
Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

Karriera dhe dosjet e “nxehta” të Klodian Brahos

Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Kryesore

Rama përgëzon Dumanin: Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

12/12/2025
Ironia nuk është thjesht tallje, është inteligjencë

Ironia nuk është thjesht tallje, është inteligjencë

12/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al