• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ANALIZA: Si mund të sillet koronavirusi në vitin 2021

27/12/2020
ANALIZA: Si mund të sillet koronavirusi në vitin 2021

Nga Adam Kleczkowski, The Conversation

Vaksinat kundër Covid-19 janë duke u shpërndarë, por për momentin vetëm në disa pjesë të botës. Por ky lajm i mirë është zbehur nga shfaqja e llojeve të reja potencialisht më infektive të koronavirusit. Se si do të evoluojë saktësisht pandemia, kjo është bërë më e pasigurt.

Sigurisht, 3 apo më shumë muajt e ardhshëm do të jenë shumë sfidues, dhe një jetë pa virus është ndoshta jashtë mundësive. Disa gjëra mund të mos kthehen siç ishin më parë. Të parashikosh saktësisht se si do të zhvillohen gjërat është e vështirë. Por disa prej tyre mund t’i parashikojmë me një shkallë relative besimi.

Çfarë ndikimi do të ketë mutacioni i ri i Covid-19?

Aktualisht ka vetëm informacion të kufizuara në lidhje me mutacioni e ri viral. Edhe pse nuk është konfirmuar akoma, duket se ai është më infektiv, por jo aq sa të shkaktojë simptoma më të rënda apo të shmangë imunitetin e shkaktuar nga vaksinat. Gjithsesi, varianti i ri sugjeron se koronavirusi është në gjendje të prodhojë mutacione të rëndësishme, dhe mutacionet e mëtejshme mund t`a ndryshojnë rrjedhën e pandemisë.

Shtypja e shpejtë e pandemisë, është bërë një detyrë edhe më urgjente. Kufizime më të rrepta në sjellje, ka të ngjarë të zgjasin edhe gjatë vitit që vjen, dhe nëse ai është vërtet më infektues,mund të na duhen kufizime të mëtejshme për të kontrolluar virusin.

Sa kohë duhet të kalojë derisa të shohim efektet e vaksinës?

Prodhimi i mjaftueshëm i dozave të vaksinës është një mision sfidues. Edhe nëse supozojmë se mund të bëjmë gjithçka që nevojitet, imunizimi i njerëzve do të zgjasë për shumë muaj.

Në Britani, vaksinimi po kryhet nga mjekët e familjes, dhe çdo njeri prej tyre kujdeset për gati 9.000 njerëz.

Duke supozuar që mjekët të punojnë 8 orë në ditë, që atyre u duhen 10 minuta për të vaksinuar dikë, dhe secili pacient ka nevojë për 2 doza, do t’u duhej më shumë se një vit për të vaksinuar të gjithë pacientët e tyre. Natyrisht mjekë të tjerë do të ndihmojnë në këtë fushatë, por kjo vetëm sa tregon punën e madhe që duhet kryer.

Ndaj vonesat do të jenë të pashmangshme. Për më tepër, të dyja dozat e vaksinës së Pfizer duhet të jepen 21 ditë larg njëra-tjetrës, me imunitetin e plotë që arrihet 7 ditë pas marrjes së dozës së dytë. Vaksinat e tjera -si ajo e AstraZeneca – kërkojnë një periudhë edhe më të gjatë midis 2 dozave.

Për këtë arsye, do të duhet të paktën një muaj (në mos më shumë) për të parë efektin e plotë tek secili person i vaksinuar. Ndërkohë, tek vendet që kanë lehtësuar rregullat e distancës sociale për festën e Krishtlindjes, mund të shohim një rritje të rasteve pak ditë më vonë. Në këtë rast, vaksinat nuk ka gjasa të ndryshojnë fillimisht shumë gjëra -dhe sëmundja do të ketë shumë vrull në fillim të vitit 2021.

Si do të sillet pandemia?

Pasi njerëzit të jenë shëruar nga Covid-19 (ose vaksinohen), ata bëhen imunë (të paktën për një periudhë afatshkurtër). Ata që infektohen më vonë, kanë gjithnjë e më shumë kontakte me njerëz imunë sesa me njerëz të ndjeshëm. Pra transmetimi bie, dhe në fund sëmundja e ndalon përhapjen.

Ky moment njihet si “imuniteti i tufës”.Nuk dihet me saktësi niveli i imunitetit në të gjithë popullsinë për të ndaluar përhapjen e virusit. Por mendohet se ai është midis 60-80 për qind. Aktualisht, nuk jemi asfare pranë saj. Për të ndalur përhapjen e virusit, duhen vaksinuar miliarda njerëz në të gjithë botën.

Çfarë ka të ngjarë që të ndryshojë?

Vaksinat nuk janë një formulë magjike. Një farë kujdesi do të duhet të ruhet edhe për muaj të tjerë. Në zonat ku përhapja e virusit ka qenë shumë e madhe, kufizimet e mëdha mund të zgjasin derisa të mbarojë vaksinimi. Çdo ndryshim do të vijë gradualisht, kryesisht tek vizitat në shtëpi dhe rihapja e spitaleve për vizitat e zakonshme.

Me kalimin e kohës, shpresohet që udhëtime të bëhen më të drejtpërdrejta, megjithëse linjat ajrore mund të fillojnë të kërkojnë certifikatat e vaksinimit. Ndonëse disa vende kërkojnë vaksinim kundër etheve të verdha, kërkesa për “pasaportat e imunitetit”për Covid-19, ka të ngjarë të kontestohet. Mbajtja e maskave mund të bëhet një zakon social global,siç është tani në Azi, në rastet kur dikush nuk ndihet mirë ose shqetësohet për shëndetin e tij.

Duke parë në perspektivë

A mund të çojë vaksinimi në çrrënjosjen e kronavirusit? Ne nuk e dimë ende se sa zgjat imuniteti i bazuar tek vaksinat. Dhe imuniteti afatgjatë do të jetë thelbësor. Zhdukja e plotë e virusit do të jetë shumë e vështirë, dhe do të kërkojë një përpjekje globale të madhe.

Ndërsa jemi afër zhdukjes së poliomelitit, lija mbetet e vetmja sëmundje njerëzore që e kemi zhdukur plotësisht, por kjo mori gati 200 vjet. Për shembull sëmundja e fruthit, është pothuajse zhdukur në shumë vende, por vazhdon që të rikthehet herë pas here.

Disa vaksina, si ajo kundër fruthit, japin një imunitet gati për gjithë jetën, ndërsa të tjerat si ajo e tetanozit duhet të përsëriten. Nëse Covid-19 ndryshon rregullisht dhe në mënyrë të konsiderueshme – dhe potenciali për t`a bërë këtë sapo është demonstruar – mund të na duhet të marrim vaksina të reja në mënyrë periodike, siç bëjmë për gripin.

Në planin afatgjatë, për të ruajtur imunitetin e tufës, do të na duhet të vaksinojmë fëmijët.

Efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë, do të jenë ndoshta afatgjata. Ndoshta jeta nuk do të kthehet më kurrë siç ka qenë më parë. Por është në dorën tonët`a bëjmë më të sigurt,  duke u përgatitur më mirë për pandemitë e ardhshme.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pasuria e Russell Brand: Sa i pasur është komediani i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual?

Pasuria e Russell Brand: Sa i pasur është komediani i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual?

27/12/2025
Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al