• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analizohen godinat historike në Gjirokastër nga studentët e arkitekturës

22/12/2018
Analizohen godinat historike në Gjirokastër nga studentët e arkitekturës

Një grup prej 27 studentësh arkitekture nga Tirana dhe Firence prej një jave gjenden në Gjirokastër dhe rrethinat e saj për një analizë shkencore që do të bëjë dokumentimin e matjeve të disa prej shtëpive karakteristike gjirokastrite.
Këto matje që po kryhen me teknologji të avancuar, si dhe studimi urbanistik dhe morfologjik i qytetit do ti shërbejnë ndërhyrjeve të komplikuara që kërkon restaurimi i banesave tradicionale në të ardhmen. Studentët të udhëhequr nga një ekip pedagogësh po kryejnë analiza në shtëpi si Zekatët, Ficot dhe disa rrënoja të viteve të fundit edhe për të vlerësuar ritmin e degradimit në këto banesa.

“Kemi ndërmarrë këtë eksperiencë në Gjirokastër si një bashkëpunim mes Universitetit të Firences dhe “ Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës. Është një punë që po e kryejnë studentët dhe do të finalizohet me një analizë të godinave historike dhe muzeale të qytetit të Gjirokastrës.

Ky operacion po përdor metodologji të ndryshme përfshi ato tradicionale dhe ato shumë të avancuara si fotogrametri 3D, lazera e fotografi speciale. Në këtë analizë kanë marrë pjesë disiplinat e analizës së restaurimit, rilevimit të ndërtesave, pjesa e mirëmbajtjes së ndërtesës, analiza urbanistike e zonës ku ndodhen këto ndërtesa, disiplina e analizës historike dhe e strukturave të ndërtesës. Të gjitha këto vlerësime si dhe imazhet 3D do të ndërtohen për të kuptuar situatën ku ndodhen këto godina si dhe të orientojnë ndërhyrjet në një situatë të dytë për restauruesit”, tha Francesco Tioli , Profesor arkitekture Universiteti i Firences.

Vetë studentët thonë se përfitimet profesionale prej kësaj eksperience janë të çmuara. Ata kanë arritur të përfshihen në analiza të thelluara dhe të realizojnë punime konkrete në terren. Jurgen Tuçi student i vitit të katërt e gjen këtë ekspeditë shkencore në Gjirokastër një përvojë me përfitim të dyanshëm.

Gjirokastra përgjatë viteve të fundit është kthyer në një terren të cmuar studimesh dhe ndërhyrjesh për studentë nga Shqipëria dhe shumë vende të botës. Qyteti ka mirëpritur shumë kampe restaurimi që kanë realizuar ndërhyrje të pjesshme në elementë të banesave karakteristike.

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al