Analisti Andi Bushati thotë se Lulzim Basha është i marrë peng. Gjatë emisionit “Open”, Bushati komentoi vendimin e kreu të PD-së për përjashtimin e Sali Berishës. Sipas Bushatit, sot ne kemi opozitën e një legeni, duke iu referuar Lulzim Bashës. “Albin Kurtin nuk e mbanin dot peng ata, kurse të jetosh në 5 vila me 1 milionë lekë, të kapin prej veshi ata”, tha Andi Bushati duke iu referuar kështu presionit ndërkombëtar që i është bërë Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën. Shihni deklaratën e tij të plotë në videon më poshtë.









