• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së biznesmenit nga Saranda (VIDEO)

07/01/2023
Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së biznesmenit nga Saranda (VIDEO)

Andrew Bode, ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, u pajis me pasaportë të re vetëm 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim.

Televizioni Klan mëson se ai ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në zonën e Selitës.

Më 30 Dhjetor ai e ka tërhequr pasaportën në mënyrë të përshpejtuar, ndërsa më 31 Dhjetor policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Albano Velon dhe e shpalli në kërkim 44-vjeçarin beratas, që jetonte në një shtëpi me qira te Kodra e Diellit.

Marrja e pasaportës ka qenë hera e fundit që ai ka lënë gjurmë. Burime të grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e vrasjes së Edmond Papës thonë se pas marrjes së dokumentit të identifikimit, dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Ndërsa pasaporta mund të jetë përdorur prej tij për të lëvizur nga një vend anëtar i BE në ndonjë tjetër, për të humbur gjurmët.

Vendi në të cilin mund të ketë kaluar kufirin ilegalisht dyshohet se është Greqia. Ai ka jetuar më parë atje dhe rezulton se ishte dënuar për trafik droge, dënim prej të cilit ka ndyshuar edhe emrin nga Ervin në Andrew.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë të premte masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa Bode pritet të shpallet në kërkim ndërkombetar.

Sipas organit të akuzës, pamjet filmike si dhe prova të tjera të pakontestueshme provojnë se ishte Bode që qëlloi biznesmenin Papa, ndërsa i arrestuari Albano Velo e ka ndihmuar ta ndjekë dhe ta largojë nga vendi i ngjares. Velo dhe Bode rezulton të kenë pasur miqësi me Aleksandër Sadikajn, të vrarë në Qershor të vitit 2022 dhe dyshohet se vrasja e Edmond Papës mund të jetë e lidhur me këtë ngjarje./Klan

Related Posts

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para
Lajme

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit
Lajme

Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

21/12/2025
Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse
Kryesore

Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse

21/12/2025
“Ke ndërmend ta lësh pushtetin, se ia kalove dhe Enverit?” – Rama: Nuk iki, se kam ende punë për të bërë. S’mund t’i lë në mes
Kryesore

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Përgjigjja ime në kohën e duhur

21/12/2025
Alarmi i ekspertëve: Nga Shqipëria po ikën elita e vendit
Kryesore

Diaspora shqiptare, mbi 2.2 milionë jashtë vendit

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al