• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Anglia shpallet kampione e Europës për U-21, dy shqiptarë shkëlqyen në sulmin e Gjermanisë

29/06/2025
Anglia shpallet kampione e Europës për U-21, dy shqiptarë shkëlqyen në sulmin e Gjermanisë

Nga Fatmir Popja

Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua finalja e madhe e Kampionatit Europian për 21-vjeçarë mes Anglisë dhe Gjermanisë, dy superfuqi të futbollit europian. Në një ndeshje dramatike dhe të luftuar deri në sekondat e fundit, “Tre Luanët” e Anglisë triumfuan 3-2 pas kohëve shtesë duke mbrojtur titullin dhe shpallur për herë të dytë radhazi kampionë Europe në këtë kategori moshe.

Por përtej rezultatit, kjo finale mbarte një tjetër moment historik për shqiptarët, dy sulmues me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper, ishin titullarë në vijën e parë të sulmit për Gjermaninë U-21 duke dhënë një paraqitje mbresëlënëse dhe shkëlqyen në skenën më të madhe të futbollit europian për të rinjtë.

-Shqiptarë në zemër të “panzerave”

Nuk kishte ndodhur më parë që dy shqiptarë të ishin titullarë në finalen e një Europiani me fanellën e Gjermanisë. Të dy të rinjtë treguan vlera të larta teknike dhe vendosmëri në një ndeshje të tensionuar, ku sulmi gjerman ishte ndër më aktivët. Brajan Gruda, 21 vjeç, një nga emrat më të përfolur të momentit, luan me Brighton në Premier League. Ai është një sulmues i majtë modern, teknik dhe eksploziv i cili prej muajsh mbetet në radarët e trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho i cili ka shprehur interesim për ta bindur të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Nelson Weiper, 20 vjeç, i lindur në Mainz dhe pjesë e skuadrës gjermane me të njëjtin emër ishte protagonisti kryesor në këtë finale. Me fanellën nr. 19, Weiper shënoi një gol të bukur në minutën e parë shtesë të pjesës së parë duke rihapur ndeshjen pas avantazhit të hershëm të Anglisë. Ai dha një performancë dominuese në ajër dhe u tregua vendimtar në çdo kontakt me topin.

-Një finale klasike, një rikthim i historisë

Kjo ishte herë e dytë që Anglia dhe Gjermania përballen në një finale të Euro U-21, pas përballjes së vitit 2009, ku kishte triumfuar Gjermania. Këtë herë, historia u shkrua ndryshe. Anglia kaloi në epërsi që në minutën e 17-të me golin e Palmer, por Weiper rihapi lojën në fundin e pjesës së parë. Gjermanët barazuan me një supergol të Nebel në minutën e 61-të dhe pas përfundimit në barazim 2-2 të kohës së rregullt ndeshja shkoi drejt kohëve shtesë. Rowe shënoi golin vendimtar për Anglinë në minutën e 92-të, duke e çuar rezultatin në 3-2 në fillim të shtesës së parë, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në mbyllje të 120 minutave lojë dhe Anglia me meritë u shpall Kampione e Europës për U-21.

–Të ardhme shqiptare me dyshen Gruda–Weiper?

Ndërsa e gjithë Europa pa me admirim paraqitjen e tyre, çështja e përfaqësimit ndërkombëtar mbetet ende e hapur për të dy lojtarët me rrënjë shqiptare. Gruda, i lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë, nuk e ka bërë ende debutimin me ekipin e parë të Gjermanisë dhe mbetet në orbitën e FSHF-së. E njëjta situatë edhe për Weiper, i cili gjithashtu ruan të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, nëse nuk aktivizohet me kombëtaren A të Gjermanisë në ndeshje zyrtare. Finalja e Euro U-21 në Bratislavë nuk ishte vetëm një ngjarje e rëndësishme për futbollin europian, por edhe një moment krenarie për shqiptarët kudo që ndodhen, dëshmi se talenti shqiptar lulëzon dhe shkëlqen edhe në elitën e futbollit botëror.

()

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al