• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ankohen pacientët e hemodializës në Gjirokastër: S’kemi mjekë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)

15/08/2018
Ankohen pacientët e hemodializës në Gjirokastër: S’kemi mjekë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)

Rreth 40 pacientë të Repartit të Hemodializës nga i gjithë Jugu i vendit kryejnë seanca trajtimi të paktën 3 herë në javë, në të vetmen njësi shërbimi në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Pacientët, që shpesh janë në faza të avancuara të mosfunksionimit të veshkave, thonë se iu mungon mbështetja me transport, ka shumë burokraci në marrjen e ilaçeve dhe prej dy javësh nuk kanë as mjek.

“Kam probleme me marrjen e ilaçeve. Marr rekomandimin në Tiranë, për të ardhur këtu lart e poshtë. I sëmurë, i dalë nga dializa, të shkoj të mbaj radhë”, thotë Përparim Shkurtaj, një pacient nga Përmeti.

Zilfo Rado, pacient i Hemodializës nga Nepravishta, prej 8 vitesh thotë se i duhet të ecë në këmbë për rreth dy orë, për të dalë në rrugën kryesore ku udhëton me mjete të rastit për në spital.

“Asnjë mjek, ata duhen patjetër këtu. Ne jemi në mëshirë të fatit. Çfarë do të na bëjnë infermieret?”, shprehet Zilfo Alikaj, pacient. Vasilika Alikaj shoqëron të shoqin, Kujtimin, prej 21 vitesh në terapi. Ajo thotë se, ai nuk është më në gjendje të lëvizë prej sëmundjes dhe se u duhet të vijnë 3 herë në javë nga Saranda, bashkë me 9 pacientë të tjerë të dializës.

“Transporti duhet urgjentisht të rregullohet. Më mirë familja të blejë një ilaç më shumë, sesa të harxhojë me transportin”, tha Vasilika Alikaj.

Prej 16 vitesh, Garufo nga Stjari i Sarandës vuan në shtrat prej azotemisë së veshkave, prej diabetit e verbërisë.

“10 mijë lekshi që marr si shoqërues dhe 14 mijë që merr ajo nuk na dalin. 7.400 lekë pagova për ilaçet, që thonë se janë falas. Gënjejnë!”, thotë bashkëshorti Grigor Laro. Reparti i Hemodializës në Gjirokastër mbulon vetëm një pjesë të nevojave të pacientëve, pasi shumica e tyre e marrin shërbimin në Spitalin e Janinës./Tch

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al