• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ansi Agolli ka një mesazh për Kombëtaren

17/11/2020
Ansi Agolli ka një mesazh për Kombëtaren

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ansi Agolli ka komentuar ndeshjen që ekipi ynë kombëtar zhvilloi ditën e diel kundër Kazakistanit. Në një mesazh të posaçëm për FSHF, futbollisti i njohur theksoi se kjo ishte një ndeshje jo e lehtë sa i përket aspektit psikologjik. “E pashë me vëmendje ndeshjen kundër Kazakistanit. Mendoj se ishte një ndeshje jo e lehtë për skuadrën tonë. Nga ana psikologjike, ndeshje e ngarkuar, pasi kjo ndeshje të çonte ose jo te ndeshja e ardhshme që është kundër Bjellorusisë, që është po ashtu një ndeshje e rëndësishme. Në njëfarë mënyre i kuptoj lojtarët që ishin pak të ngarkuar nga ana psikologjike, megjithatë, ata luftuan fort, dhanë maksimumin që në fund të ditës të merrnin atë që dëshironin, që ishte tre pikëshi. Mendoj se tre pikët e kësaj ndeshje ishin gjëja më e rëndësishme e këtij objektivi. Tani është objektivi i ardhshëm që është ndeshja kundër Bjellorusisë”, – shprehet ish-kapiteni kuqezi.
Ansi Agolli ka edhe një mesazh për lojtarët, duke u shprehur se mund të arrijmë objektivin duke qëndruar dhe luajtur bashkë. “Mesazhi im është që djemtë të qëndrojnë bashkë, të luajnë si një skuadër, të zbatojnë detyrat e trajnerit. Kur them të jenë bashkë, them i gjithë grupi, jo vetëm lojtarët që luajnë në 11-shen e parë, por edhe ata që vijnë nga pankina, sepse kjo ndeshje mund të fitohet në ndeshjen e parë, por gjithashtu mund të fitohet edhe në minutën e fundit dhe mund të fitohet edhe nga lojtarët që vijnë nga pankina. Kështu që fryma e grupit është mjaft e rëndësishme në të tilla ndeshje dhe shpresoj dhe uroj që lojtarët të bëjnë një ndeshje të mirë dhe në fund të marrin atë që dëshirojnë dhe që është më e rëndësishme, 3 pikët, për arritjen e objektivit që ata kanë. Kam besimin që ato do kalojnë me sukses dhe pse jo të gëzohen edhe tifozët e shumtë që skuadra ka, që vendi ynë ka. Të gëzohen sa më shumë nga arritja e këtij objektivi. Forca çuna!”- shtoi ndër të tjera Agolli në mesazhin dërguar ekipit kombëtar përmes FSHF-së.

Related Posts

Probleme me zemrën, Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Sport

Probleme me zemrën, Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

31/12/2025
“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

Zhgënjejnë Chelsea dhe United, “bigët” e Anglisë largohen nga gara për titull, “betejë” e fortë për zonën Champions
Sport

Zhgënjejnë Chelsea dhe United, “bigët” e Anglisë largohen nga gara për titull, “betejë” e fortë për zonën Champions

31/12/2025
Dhuroi një asist me kokë, notë pozitive për Brojën, “bomberi” kuqezi fiton Burnley (VIDEO)
Sport

Dhuroi një asist me kokë, notë pozitive për Brojën, “bomberi” kuqezi fiton Burnley (VIDEO)

31/12/2025
Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje
Sport

Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

31/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tri sallatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Tri sallatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

31/12/2025
Çfarë duhet të bëni sot? Traditat fatsjellëse të natës së ndërrimit të viteve

Çfarë duhet të bëni sot? Traditat fatsjellëse të natës së ndërrimit të viteve

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al