“Antena brenda familjes” është një prej rubrikave satirike më të vjetra dhe të lexuara të gazetës TemA. Kësaj radhe është zgjedhur të ironizohet kërkesa e Ilir Metës për formimit e Qeverisë së Besimit.
Nën titulli “Ditari i Megi Pjeshkës: Ju tregoj qeverinë e re të Besimit!”, pjesë e shkrimit është edhe ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, të cilit është menduar që në qeverinë e re t’i jepet posti i drejtorit të Policisë Gjirokastër.
Lexoni më poshtë shkrimin e plote:
Sot çadra kishte festë. Qysh herët në mëngjes, si rrallë ndonjëherë mbërritën banorët e parë.
Në shumicë njerëz me perspektivë për partinë, që janë kandidatë për qeverinë e re të Besimit dhe që do të ndihmojnë në fitoren përfundimtare të PD.
Kunati, si rrallë ndonjëherë, erdhi me dosje me vete dhe zuri vend në fund të çadrës.
Ai shpërndau disa formularë për poste të ndryshme që do t’i ofrohen PD.
Formularët ju shpërndanë njerëzve në çadër, që të jepnin mendimet e tyre për postet që duhet të ofrojë çadra në qeverinë e Besimit.
Një formular e mora dhe unë dhe e plotësova.
Nuk janë të gjitha postet, por ato që përmbante formulari.
Ja propozimet e mija:
Postet ministrore ngelur vakante nga LSI:
Grida Dume, ministre e Integrimit
Xhelal Mziu, ministër Bujqësie
Kreshnik Spahiu, ministër Drejtësie
Jamarbër Malltezi, ministër Mjedisi
Dashi i Havasë (S’më kujtohet mbiemri), ministër Transporti
Nard Ndoka, kryetar Kuvendi
Postet ministrore ngelur vakante nga PS:
Andrea Mano, zëvendëskryeministër
Edi Paloka, ministër i Brendshëm
Tritan Shehu, ministër i Shëndetësisë
Deputetja seksi e Cërrikut, ministre e Punës (S’më kujtohet emri)
(Kunati i Lulit), ministër Financash
Postet dytësore:
Adriatik Alimadhi, drejtor policie Berat
Bardh Kadilli, drejtor policie Pogradec
Gent Strazimiri, drejtor policie Dibër
Dashamir Aliko, drejtor policie Gjirokastër
Albina Dedaj, komisionere e lartë e LGBT
Artan Fuga, drejtori i Autoritetit të Dosjeve
Çim Peka, drejtor i Qarkullimit Rrugor
Fahri Balliu, këshilltar për koalicionin me LSI
Arjan Çani, ambasador Nderi i Republikës së Re në botë
Artur Zheji, kryetar i Agjencisë Antikorrupsion
Sonila Meço, drejtore e Pastrimit të Parave.
Henri Çili, i arrestuar për tradhti ndaj Republikës së Re
Ky ishte formulari im.
Uroj të kenë menduar sa më shumë vetë si unë