• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha!

31/05/2025
Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha!

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.

Të dy drejtuesit vlerësuan lart bashkëpunimin ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane, duke e konsideruar atë model për rajonin.

Carbone çmoi rolin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, puna e përbashkët për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe kapja e personave në kërkim ndërkombëtar janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.

Carbone theksoi se “DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderoi Carbone, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë italiane.

Ai theksoi se Policia e Shtetit sot është një institucion profesional, i besueshëm dhe partner i barabartë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar me qëllim sundimin e ligjit.

Të dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit përmes Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Carbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur.

Në përbërje të delegacionit italian ishin Drejtuesja e Lartë e Policisë italiane, Lorena di Galante – zv.drejtore e DIA-s; Gjeneral Brigade Renzo Nisi – Komandant i Departamentit III të DIA-s; si dhe drejtues të tjerë të strukturave partnere të specializuara në hetimet antimafia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni italian shoqërohet nga drejtues dhe ekspertë të Zyrës së Sigurisë pranë Ambasadës italiane dhe të Guardia di Finanza, të akredituar në vendin tonë.

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al