• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Apeli liron ish-kreun e ALUIZNI-t në Sarandë, ja vendimet për zyrtarët e tjerë

18/04/2024
Apeli liron ish-kreun e ALUIZNI-t në Sarandë, ja vendimet për zyrtarët e tjerë

Gjykata e Apelit ka liruar sot nga qelia ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Mariel Murati. Murati qëndroi për 26 ditë nën arrest, prej ditës kur u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash” pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit, e cila kishte lëshuar urdhër ndalimi për Muratin dhe 10 zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë të ASHK, Bashkisë dhe IKMT. Ka qenë gjyqtari Genti Shala ai që ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke vendosur lirimin në sallë të gjyqit për 47-vjeçarin. Mariel Murati akuzohet nga Prokuroria e Sarandës se ka ndërtuar pa leje një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës dhe më pas e ka legalizuar atë. Pasi legalizimi u kap me shkelje nga KLSH dhe ju vendos masë kufizimi, dyshohet se Murati ka paraqitur në ASHK një akt ekspertimi të falsifikuar.

Po sot në Gjykatën e Apelit Tiranë, u shqyrtua edhe masa e sigurisë për 9 të ndaluarit e tjerë të operacionit të nisur në 13 mars. Gjyqtarja Brikena Ukperaj ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”’për zyrtarët e ASHK, Erald Lika dhe Ermen Stroka, “detyrim paraqitje” për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ASHK dhe IKMT, Andri Dhima, Ina Papa, Denis Balili e Manushaqe Saliko si dhe “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e IMT të Bashkisë Sarandë, Viktor Qesari, Tonin Simoni e Oltion Durmishi. Prokuroria e Sarandës kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke kërkuar “Arrest në shtëpi” për të gjithë të akuzuarit që ndodheshin në “detyrim paraqitje” përvec Papës e Salikos, por kjo nuk u pranua sot nga Gjykata e Apelit. Zyrtarët e mësipërm akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi kanë lejuar të ndërtohet dhe më pas kanë legalizuar hotelin 7 katësh të Mariel Muratit.

Në kërkim për operacionin e nisur në 13 mars vazhdon të jetë ish-Drejtoresha e ASHK Sarandë, Kozeta Statha.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

28/12/2025
Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al