Dinamo Zagreb ka qenë dhe mbetet një vitrinë prestigjioze për çdo talent që synon të bëjë një hap më të madh në karrierë. Ylli i ri që po shndërrim në Zagreb është sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha. Futbollisti shqiptar mbylli një fund viti 2025 me shifra dhe paraqitje fantastike duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e klubeve të mëdha Evropiane. Nga Kroacia, por dhe Turqia, mediat bëjnë me dije se për sulmuesin kuqezi kanë shfaqur interesim dy gjigandët e futbollit turk, Gallatarasi dhe Fenerbahçe.
Dy ekipet nga Stambolli shohin te Hoxha përforcimin ideal për fazën sulmuese, një lojtar i aftë të bëjë diferencën në lojën një kundër një. Sigurisht, nuk është e lehtë që t’i rrëmbesh Dinamo Zagreb lojtarin më të rëndësishëm në këtë pikë të sezonit, në një kohë kur ekipi është në garë me kohë të plotë për titullin kampion.

Kartoni i Arbër Hoxhës, sipas “Transfermarkt”, vlerësohet me 2,5 milionë euro, një shifër që dy ekipet nga Stambolli do ta paguanin me kënaqësi. Siç ka ndodhur gjithnjë në të kaluarën, Dinamo Zagreb ka vërtetuar se çdo lojtar e ka një çmim, për këtë arsye mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë ekipi kroat deri në fund të merkatos dimërore, por dhe lojtari, pasi fjalën e fundit pritet ta ketë Arbër Hoxha.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








