Ish-drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, e drejtuar nga zv/kryeministri Erion Braçe. Po sot, qeveria ka vendosur të shkarkojë nga detyra, Agim Ismailin si drejtor i AKU-së, duke e zëvendësuar kështu me Hetojën. Vendimi ka hyrë në fuqi sapo është miratuar. Ndërkohë me ardhjen e drejtorit të ri të AKU-së, pritet që shkarkime të ketë edhe në nivel të drejtorive rajonale, përfshi këtu edhe Gjirokastrën. Bledi Cuci, me ardhjen në krye të Ministrisë së Bujqësisë e ka shpallur prioritet të tij sigurinë ushqimore. Krahas masave të tjera që do të merren është edhe riorganizimi i AKU-së.









