Kryetari aktual i PS Sarandë Ardian Kola është rizgjedhur për një mandat të dytë në krye të kësaj force politike.
Ardian Kola u zgjodh me të gjitha votat e përfaqësuesve të Asamblesë socialiste për zonën e Bashkisë Sarandë, pas tërheqjes nga gara të kryetarit të Këshillit Bashkiak Asaf Stroka, i cili u shpreh përpara Asamblesë se tërheqja vjen si papajtushmëti me detyrën e tij si përmbarues.
PS prej disa kohësh po zhvillon zgjedhje për strukturat lokale në të gjithë vendin, që do të kulmojnë më pas me mbajtjen e kongresit në muajin Shkurt.