Sapo është mbyllur nata finale e Fest ’58. Mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, fituesi i Festivalit është Arilena Ara me këngën “Shaj”. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.
Vendi i dytë: Elvana Gjata me “Me tana”
Vendi i tretë: Sara Bajraktari me “Ajër”