• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arjan Çani: Nëse edhe të shtunën Basha do vazhdojë të jetë në zyrë Berisha ka dështuar

05/01/2022
Habitet Arjan Çani: Për herë të parë dëgjoj që një gjirokastrit mund të bëhej mafioz

Analisti Arian Çani thotë se nëse edhe pas të shtunës kreu i PD Lulzim Basha do vazhdojë të jetë në zyrë brenda selisë blu, atëherë Sali Berisha ka dështuar.

Në një intervistë për MCN TV Çani u shpreh se “lufta” në PD është përleshje mes personash dhe jo përleshje idesh.

Intervista:

Çani, pamë që zoti Basha ka blinduar selinë. Për kë po i mbyll dyert zoti Basha dhe për një qytetar që e shikon nga jashtë këtë situatë çfarë mesazhi merr?

Çani: Nuk është një imazh i mirë për Bashën që arriti deri në këtë pikë që jo vetëm të mos tërhiqet po të blindojë dyert. I ka bërë në një kohë rekord sepse janë disa hyrje në seli. Mendoj që kjo është përleshje personash dhe jo përleshje idesh. Do isha kurioz të linde brenda së djathtës të lindte një ide e re. Fakti që kjo nuk u shtjellua mbetemi në përleshje personash. Berisha është njeri i fortë, kjo dihet, por po del që edhe Basha është i fortë, ai i blindoi dyert dhe nuk janë kaq të thjeshta për ti hapur. Nëse dyert nuk do hapen me lehtësi dhe do përdoren mjete të rënda do krijohet një atmosferë e rënduar. Nëse dhe të shtunën Basha do vazhdojë të jetë në zyrë Berisha ka dështuar. Përderisa nuk ka debate me thelb kjo është një luftë se kush është më i forti.

Çani, duhet që pala e zotit Berisha të priste vendimin e Gjykatës?

Çani: Basha juridikisht është i mbrojtur. Mendoj se Berisha është i vonuar, duhet të kishte nxjerrë Bashën jashtë që atë ditë pas kuvendit. Ajo është një përpjekje që duhet të ndodhë tani sepse pas vendimit të gjykatës është më e vështirë. Është një ndeshje interesante në fakt.

Si e shihni rolin e ndërkombëtarëve?

Çani: Mu duk me vend reagimi i ambasadores franceze që ne nuk jemi këtu për të futur hundët. Europianët janë të qartë, gringot do vazhdojnë të jenë kështu për sa kohë janë superfuqi. Afganistani deshi 20 vjet, këtu nuk e di sa do të dojë.

Zoti Pollo, çfarë përgjigje keni për mbështetë zotit Basha që thonë se ai është i vetmi që mund të rrëzojë Edi Ramën?

Çani: Unë jam i bindur që kushdo të ishte në vend të Bashës përballë këtij kryeministri që ka kapur gjithçka do ishte mundur, jo se ishte i dobët por sepse sistemi që ka bërë Rama e favorizon atë. Problemi është te i gjati, jo të ai që ka përballë. Por edhe kjo nuk e bën legjitim Bashën, ai duhet të ishte larguar për tu rikthyer më vonë sepse do e ketë të vështirë ringritjen. Opozita do ti futet një rruge shumë të gjatë dhe s’ka dhe ujë në shkretëtirë.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al