• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arkitekti Agron Doraci: Projektin e ByPass-it në Gjirokastër e shikoj të dyshimtë

28/02/2017
Arkitekti Agron Doraci: Projektin e ByPass-it në Gjirokastër e shikoj të dyshimtë

Monumentet në Gjirokastër kërkojnë më shumë investime, por kjo ka munguar nga shteti. Arkitekti Agron Doraci pohon se Gjirokastra ka akoma mjaft nevoja emergjente, ka objekte të rrëzuara, madje dhe të kategorisë së parë.

Sipas tij, kjo vjen si rezultat i amortizimit të madh të ndërtimeve karakteristike, mungesës së financimeve për restaurime qoftë nga shteti apo dhe privati.

Në intervistën dhënë për gazetën “Sot”, arkitekti pohon se po investohet në infrastrukturë, por urgjenca është në tjetër vend, në objektet me vlera monumentale.

Qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, arkitekti Agron Doraci shpreh dyshimin dhe shqetësimin e tij dhe për projektin e Bypass në Gjirokastër. Më tej arkitekti flet dhe për rekomandimet e UNESCO-s, që sipas tij janë ndihmë, por dhe detyrim për qeverinë dhe për organet e specializuara shqiptare.

“Lidhur me projektin e Bajpasit shpreh dyshimin dhe shqetësimin tim. Struktura gjeologjike në këtë zonë, terreni mjaft i pjerrët, i dikton projektit struktura, me mure tepër të larta që në pamje do të jenë të dukshme. Zona ku ndërtohet ky Bajpas është pjesë e rëndësishme e peisazhit të Gjirokastrës, në të përfshihet kalaja, monumenti më i rëndësishëm i qytetit muze. Bajpasi me strukturën që ka, do të dëmtojë rëndë jo vetëm panoramën e zonës, por dhe vetë kalanë. Tradita në këtë drejtim na jep mësime të vyera, shihni rrugën ekzistuese të kalasë, bile çdo rrugë në qytetin e vjetër, nuk dallohen fare në siluet sepse nuk ka mure të larta. Këtu nuk është fjala për aftësi projektuese, karakteri i relievit dhe panorama e zonës me fizionomi arkitektonike karakteristike tashmë të formuar, pjesë e rëndësishme e së cilës është vetë kalaja, të frenon të bësh ndërhyrje në të”, shprehet Doraci.

Related Posts

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo
Lajme

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo

05/12/2025
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Kryesore

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

05/12/2025
AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!
Kryesore

AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!

04/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Kryesore

U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

04/12/2025
Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës
Kryesore

Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus për propozimin për martesë të Max Morado-s: U habita, u dorëzova plotësisht

Pse Miley Cyrus i ka fobi letrat?

05/12/2025
Bredhi Schiaparelli i Krishtlindjeve s’i ngjan fare tradicionalit!

Bredhi Schiaparelli i Krishtlindjeve s’i ngjan fare tradicionalit!

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al