• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aromë fushate, Basha nis turin kombëtar të takimeve me rininë

31/10/2019
Ç’do ndodhë pas protestës së të shtunës? Basha tregon vendimin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur një tur bashkëbisedimi me të rinjtë. Në fjalën e tij sot përpara shumë të rinjve në selinë e PD në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i të rinjve të CDU-së gjermane, Tilman Kuban, Basha deklaroi se ai dhe PD kanë nisur një betejë, atë të ndryshimit të situatës për rininë, e cila fatkeqësisht sot është në një gjendje të keqe. Basha u shpreh se qeveria ka lënë në baltë rininë, ndërsa shtoi se PD ka një program i cili synon të kthejë shpresën tek rinia shqiptare.

“Ky takim shënon edhe nisjen e turit tim kombëtar për rininë. Jam i nderuar për praninë e miqtë tanë nga Gjermania, kryetarit të forumit rinor të partisë tonë simotër, të partisë më të madhe politike në Europë, fuqisë më të madhe politike të PPE-ve, partisë së Kancelares Merkel, Kristian Demokratëve gjermanë, Tlman Kuban dhe delegacionin që e shoqëron, me deputetët dhe dy kryetarët e bashkive, të gjithë të Junge Union. Kemi edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, partisë tonë simotër.

Përvoja e Kosovës është një përvojë pozitive. Jemi i njëjti komb në dy shtete të ndryshme, ku në njërin prej këtyre shteteve që është dhe më i riu, brënda një kohe fare të shkurtër vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohëshme. Organizohen këto zgjedhje të parakohëshme në mënyrën më europiane, ka një rotacion normal politik të pushtetit. Kjo tregon se ne shqiptarëve nuk na mungon asgjë. Nuk është faji i shqiptarëve, është kusuri i shqiptarëve, është kusuri i një qeverie që nuk ka lënë askënd më shumë në baltë sesa ju, rininë e këtij vendi.

Në tërë dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa prespektivë, me rroga të ulëta minimale, me kosto maksimale të jetës dhe të arsimimit, në një vend me klimë të shkatërruar në një vend me klimë të shkatërruar për ekonominë, për biznesin. Në një vend ku, për fat të keq, fjala e parë dhe kërkesa e parë e shumicës së rinisë, është të largohen nga vendi i tyre.

Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Sepse ky vend e ka të gjithë potencialin për të krijuar mjaftueshëm, mirëqënie, punësim, mundësi për gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë”, u shpreh Basha.

Related Posts

“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Lihet pas humbja në Kupë, te Bylisi mendojnë kampionatin për shpëtimin e sezonit

12/02/2026
Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al