• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arra shekullore rrezikon banesën në Progonat të Tepelenës: Kur fillon të fryjë unë shkoj dhe fle në hangar te lopa, se kam frikë…

29/10/2021
Arra shekullore rrezikon banesën në Progonat të Tepelenës: Kur fillon të fryjë unë shkoj dhe fle në hangar te lopa, se kam frikë…

Në fshatin Progonat të Tepelenës mes katër shtëpive është një pemë arre shumë shekullore e cila ka nisur të thahet, sidomos këto dy vitet e fundit. Rrezja e degëve të saj, në raste se e rrëzon era mund të dëmtojë shtëpitë përreth. Më e rrezikuara nga këto shtëpi është ajo e zotit Muhedin Çukalla, i cili u ankua edhe ne Fiks Fare.

“Kur fillon të fryjë unë shkoj dhe fle në hangar te lopa, se kam frikë” shprehet z. Çukalla. Ndërsa fqinja e zotërisë pohon se e kanë ngritur si problem edhe ne Bashkinë Tepelene, prej dy vitesh. Por tashmë që arra shekullore ka filluar të thahet banorët e ndjejnë rrezikun më afër.

Fiksi pyeti banorët nëse arra shekullore është shpallur monument natyre, por ata nuk kishin informacion mbi një gjët të tillë. “Nëse është shpallur momument atëherë të na presin degët se do na zënë poshtë” shprehen banorët.

Fiksi u interesua pranë Njësisë Administrative Kurvelesh, ku administratori Sahban Loçi pohoi se banorët janë ankuar për arrën dhe se është dërguar edhe një ekip nga ana e njësisë. Ata kanë prerë vetëm disa degë , por për të tjerat nuk mundeshin pasi ishin shumë të mëdha.

Gjithashtu administratori pohon se për të prerë arrën shekullore duhet një vendim i veçantë nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Drejtoria e Bujqësisë.

Ai premtoi se do bënte kërkesën pranë këtyre institucioneve dhe do merrej menjëherë masë. Premtim të cilën e mbajti. Kaluan vetëm katër ditë pasi Fiksi e ngriti si problem dhe u bënë të gjitha proceduarat e duhura.

Bashkia e Tepelenës ndërhyri dhe me ndihmën e mjeteve të mëdha të transportit u bë prerja e arrës shekullore që ishte kalbur./ TCh

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al