• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arratisja me çarçafë nga burgu/ Kapet 29-vjeçari, po i hipte avionit për në Shqipëri

15/04/2022
Arratisja me çarçafë nga burgu/ Kapet 29-vjeçari, po i hipte avionit për në Shqipëri

Një 29-vjeçar është arrestuar në aeroportin Zaventem të Belgjikës pasi dyshohet se ndihmoi në arratisjen e jashtëzakonshme të mafiozit italian dhe bashkatdhetarit të tij nga një prej burgjeve të Italisë. Po ashtu, i riu i arrestuar, ende i paidentifikuar, kërkohet nga Italia të ekstradohet.

Por historia nis në 31 dhjetor të vitit të kaluar, një i burgosur në burgun e Vercellit, në Italinë veriore, feston natën e Vitit të Ri në qeli. Në të njëjtën qeli ndodhet 28-vjeçari shqiptar Kristian Mëhilli i burgosur për grabitje me armë. Mafiozi italian dhe 28 vjeçari shqiptar lidhin çarçafët dhe zbresin nga kati i katërt i burgut. Por gjërat nuk shkojnë sipas planit: çarçafët nuk mbajnë, dhe mafiozi italian bie dhe plagoset rëndë. Për të, arratisja përfundon me kaq.

Më shumë se një muaj më vonë, më 10 shkurt, i burgosuri i arratisur arrestohet në Holandë. Në shtëpinë e tyre në Itali u arrestuan edhe tre bashkëpunëtorë: njëri prej tyre ishte vëllai i të arratisurit, shenjat e gishtave të të cilit ishin në folenë e makinës. Ai rezultoi se mbante një hartë të burgut, e cila përmbante gjithashtu udhëzime të hollësishme për të gjithë bashkëpunëtorët. Bëhet fjalë për Xhulian Nikën dhe miqtë e tij, Emanuel Kreci dhe Xhulian Bunaj.

Së fundmi është arrestuar edhe bashkëpunëtori i katërt: një 29-vjeçar shqiptar me banim në Itali dhe tashmë i njohur në polici për vjedhje. Ai kishte blerë makinën me të cilën do të arratiseshin dhe kishte thyer portat e jashtme të burgut. 29 vjeçari shqiptar u kap në aeroportin Zaventem teksa po tentonte largohej për në Shqipëri. Ai pritet të ekstradohet për në Itali për krimin e kryer atje në bashkëpunim me personat e tjerë.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al