Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjishme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me Sektorin Operacional të DVP Durrës, u bë e mundur kapja në Durrës, dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim R. D.(K.), 29 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet proceduralec i vkaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.