• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës. Ja për çfarë akuzohen

14/05/2020

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia ne Gjirokastër.

Lajmin e ben me dije policia e Korces, e cila njofton se ka finalizuar një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Nga hetimet e kryera rezulton se tre te arrestuarit u kishin premtuar klandestineve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

NJOFTIMI

Pas një hetimi të kryer nga DVP Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua operacioni i koduar “Koordinimi”

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• I. H., 28 vjeç, banues në Durrës.

• A. L., 41 vjeç, banues në Durrës.

• S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytetit të Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al