Nga Specialistët e Qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Taulant Ballia, 30 vjeç, banues në Tepelenë. Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë tip “Kavasaki”, me targa angleze pa Leje Drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.