Një person nga Gjirokastra u arrestuar nga policia e Korçës. Kjo e fundit përmes një njoftimi për mediat sqaron se shtetasi i arrestuar është E.K, 41 vjeç, banues në fshatin Kakoz-Gjirokastër, (i dënuar më parë për vjedhje). Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 140 datë 04.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” . Gjithashtu ky shtetas, dyshohet të jetë edhe autor i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj.B., 43 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 22.03.2018, në lagjen nr. 16 në Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
© ArgjiroLajm.net