Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga Memaliaj. 21-vjeçari J.H, banues në fshatin Vagalat, akuzohet për dy vepra penale: “kultivimi bimëve narkotike” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Policia nuk jep më tepër detaje për numrin e bimëve të kultivuara nga i riu. Një ditë më parë në fshatin Luadh të Memaliajt u zbulua një tjetër parcelë me 500 rrënjë kanabis. Për këtë rast policia kishte shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.
©ArgjiroLajm.net









