Arrestohet për trafik droge Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Stilain Pasho. Lajmin e njofton Taulant Balla përmes një reagimi.
“Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”, thotë Balla.









