Një trafikant shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme, në pikën e kalimit kufitar të Kipos Evrou, nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kipos të Drejtorisë së Policisë së Aleksandoupolis, Greqi.
Më konkretisht, autori që drejtonte një kamion me rimorkio, ka tentuar të hyjë në Greqi përmes pikës sëkalimit kufitar Kipon. Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga punonjësit e policisë me ndihmën e doganierëve dhe një zyrtari të Frontex-it, kanë konstatuar se autori kishte fshehur në rimorkio 19 emigrantë të paligjshëm, duke i transportuar në mënyrë të paligjshme brenda vendit. U sekuestrua automjeti i mësipërm dhe një celular. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Qarkut në Aleksandropolis, ndërsa hetimet paraprake kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurimit në Aleksandropolis.










