Ngërçit të krijuar me ndeshjet e Tiranës dhe Partizanit më në fund i është dhënë zgjidhje.
“Panorama Sport” mëson se klubet e kryeqytetit, në marrëveshje edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit, sot kanë gjetur gjuhën e përbashkët që ekipi i kuq të luajë të shtunën në “Selman Stërmasi”.
Kalendari i FSHF-së parashikonte që përballja e javës së 28-të të luhej të dielën në orën 19:00, por duke qenë se një ditë më pas në të njëjtin stadium do të luajë edhe Tirana me Teutën, u vendos që dueli mes të kuqve dhe gjirokastritëve të tërhiqet me 24 orë.
Përfundimisht, Partizani – Luftëtari do të luhet të shtunën, ora 19:00, kurse Tirana – Teuta të hënën në të njëjtën orë.