Të flasësh në gjumë është shumë e zakonshme për shumë persona. Studimet kanë zbuluar se deri në 66% e njerëzve kanë përjetuar momente duke folur gjatë gjumit një moment të jetës së tyre. Megjithëse të folurit në gjumë është zakonisht i padëmshëm dhe nuk kërkon ndonjë trajtim mjekësor, në fakt ka disa arsye përse ndodh.
Studimet kanë treguar se gjenetika luan një rol të rëndësishëm dhe se shpesh binjakët përjetojnë biseda gjatë gjumit. Disa studiues kanë treguar se fëmijët që flasin në gjumë, kanë shumë të ngjarë ta kenë trashëguar këtë zakon nga prindërit.
Mungesa e gjumit
Ekspertët besojnë se shumica e njerëzve flasin në gjumë, kur janë të stresuar ose nuk kanë fjetur mjaftueshëm. Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në truri dhe sigurisht në cilësinë e gjumit.
Çrregullimet e gjumit
Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit kanë më shumë gjasa të mërmërisin kur flenë. Mjekët besojnë se ekziston një lidhje midis somnilokisë, ecjes në gjumë dhe ëndrrave të këqija.
Medikamentet e ndryshme
Shumë ilaçe kanë efekte anësore dhe për pasojë mund të ndikojnë tek gjumi, duke shkaktuar çrregullime si të folurit por gjithashtu ndikojnë dhe në kontrollin e muskujve gjatë gjumit. Disa ilaçe të përdorura zakonisht, si antidepresiv të caktuar, mund t’ju bëjnë të flisni gjatë gjumit.
Si të kontrolloni të folurën gjatë gjumit
Nuk ka asnjë trajtim që mund t’ju vijë në ndihmë por me ndryshimin e disa zakoneve mund ta vendosni nën kontroll këtë zakon: Shmangni vaktet e rënda para se të shtriheni për të fjetur, shmangni kafeinën gjatë pasditeve apo në mbrëmje si dhe përdorni një shtrat komod.