• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha tallet me Berishën: Legjenda iu fsheh edhe postierit, në fund i caktuan patronazhisten avokate

26/10/2023
Artan Hoxha tallet me Berishën: Legjenda iu fsheh edhe postierit, në fund i caktuan patronazhisten avokate

Gazetari Artan Hoxha ka shpjegur të gjithë procesin që populli shqiptar ndoqi për disa ditë, ku Sali Berishës nuk i dorëzonin dot letrat e gjykatës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha renditi edhe avokatët që shteti i caktoi Berishës kryesisht, duke përfunduar te një person që ngjante me militante të Partisë Socialiste. Kjo pasi postonte shpesh statuset e kryeministrit Rama në rrjetet sociale dhe tani duhet të mbronte Berishën në gjykatë.

“Një personazh politik që është si legjendë, Sali Berisha, iu fsheh edhe postierit. Nuk mbaj mend një rast të tillë, që komunikimi i një mase sigurie, që është vetëm me detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte të zgjasë kaq shumë dhe të mos gjejë derman. I vetmi rast është i Dritan Dajtit sepse nuk gjendej avokat. Në këta rast është qesharake. Ditën e shtunë, policia ka shkuar të dorëzojë vendimin e gjykatë, në banesën e Berishës. Oficerët kanë vajtur nga selia në banesë. Në ambjentet e selsië së PS, oficerët kanë komunikuar me drejtuesit atje dhe i është thënë drejtohuni te qytetari në banesë jo në seli. Kjo histori zgjati të martën, ku u vendos të bëhej seanca në gjykatë, që është thjesht formale gjithsesi, nuk merret ndonjë vendim aty. Ditën e hënë u bë komunikimi për Malltezin dhe Bektashin, ku mbeti vendimi në fuqi.

Avokatët e Berishës, që ishin me prokurë, kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga seanca dhe pastaj kohë për t’u njohur me dosjen. Kur panë të nesërmen që gjyqtarja nuk pranonte të hiqte dorë nga çështja dhe gjykata rrëzoi kërkesën, vendosën të largohen nga seanca. Gjykata vendosi avokat kryesisht, që u caktohen zakonisht personave që nuk kanë mundësi, pra shtresat në nevojë, apo të huaj. Gjykata hapi librin aty dhe i pari në listë qëllon Artan Simoni. Zoti Simoni sa u bë gati të merrte fashikullin, u gjet që kishte mbajtur qëndrime publike, të kundërta me klientin që duhet të mbronte. Në momentin që u konfirmua, u caktuan dy avokate të tjera, të cilat si fillim pranuan të marrin materialin, por më pas dhanë dorëheqjen. Atëherë, seanca vijoji me Valentina Todoresku, avokate tjetër. Rezultoi se kjo kishte patur qëndrime, kishte shpërndarë statuse të kryeministrit, dukej si patronazhiste. Që te mos humbej kohë më tej, ajo thjesht mori pjesë në seancë, nuk ka patur mundësi as të shohë letrat, thjesht ka qenë aty.

Avokatët e caktuar kryesisht, u caktohen qytetarëve që do të shkojnë në burg, ai avokati duhet thjesht që ky ka patur një avokat. Avokati kryesisht nuk të mbron se nuk paguhet për të të mbrojtur. Në vendimin e sotëm, ajo që nuk dinim nga vendimi i të premtes, është fakti që Berisha të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00 duhet të paraqitet para OPGJ-së, Adelajda Metaj”, tha Hoxha.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al