Edhe deputetja e PS, Artemis Malo, ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta te Edi Peshës, drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër. Sot ai humbi betejën me Covid 19, ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv.
“Lamtumirë miku im! Nuk mundëm të të mbanim, as me aq shumë këmbëngulje e dëshirë për jetën, sepse pikërisht në këtë ditë të shenjtë, të deshi për vete! Ngushëllime familjes, kurajo dhe forcë! Ndihem e mpirë! Kaq kohë në ankth e komunikim për ty, por sot na i preve krahët! Udhëtim të mbarë, Edi!”, shkruan Malo në faqen e saj ne Facebook.