• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Asgjë e re në Gjirokastër, PD është ende larg pushtetit. Shihni këto pamje (VIDEO)

11/02/2019
Asgjë e re në Gjirokastër, PD është ende larg pushtetit. Shihni këto pamje (VIDEO)

Në Shqipëri ka plot arsye për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe opozita bën mirë që del në shesh, që thërret mbështetësit e vet dhe qytetarët në përgjithësi. Por vec kauzave protestat janë ndër të tjera edhe cështje numrash. Pjesëmarrësit tregojnë realisht se sa keq është situata për qeverinë dhe se sa frymëzon opozita, e cila është alternativa e marrjes së pushtetit.

Por ajo që pamë sot, të paktën në Gjirokastër, dëshmon në fakt se opozita e drejtuar nga Partia Demokratike nuk frymëzon dot ende. Kishte pak pjesëmarrës, kryesisht anëtarët e PD-së në Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë etj. Mungone masa e gjerë e qytetarëve apo edhe e vetë socialistëve që Edi Rama ua ka sjell në majë të hundës.

PD Gjirokastër është në krizë, PD nuk shihet ende si alternativë qeverisëse. Për fat të keq edhe retorika e militantëve  apo njerëzve të strukturave është dizastër. Ende bëhen protesta me thirrjet ‘poshtë komunistët’, a thua Shqipëria është ajo e vitit ’91. Natyrisht që këto radhë s’u pëlqejnë opozitarëve, as drejtuesve të opozitës, por e vërteta është kokëfortë dhe sot në Gjirokastër u pa qartësisht.

PD nuk është reformuar ende, PD nuk di të frymëzojë, nuk di t’u qaset qytetarëve dhe problemeve të tyre. Zgjedhjet lokale në Gjirokastër do ta provojnë këtë gjë. Partia Demokratike do të humbasë sërish dhe ndoshta rrezikon të tkurret akoma më shumë me numër votash. Nëse PD nuk hapet, nuk reformohet, nuk ndryshon strukturat dhe të afrojë njerëz të rinj, opozita ka për të qenë e gjatë për të. PD nuk mund të frymëzojë me Spiro Kserën, ish-ministrin e dënuar për korrupsion dhe pas me fytyrat e ish-funksionarëve të korruptuar gjatë 8 viteve të fundit kur kjo parti ishte në pushtet.

Le më pastaj të pretendosh ndryshimin me njerëzit e LSI-së. Nëse kjo opozitë nuk reformohet dhe nuk ndryshon qasjen ndaj qytetarëve, Edi Rama ka për t’i patur të gjata ditët në pushtet edhe pse në shumë aspekte qeverisja e tij është e keqe. Shihni pamjet më poshtë për të kuptuar ata që i dolën sot PD-së në shesh. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al