Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili ka dështuar. Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t’i shpëtojë policisë apo informacioni ka qenë i gabuar. Ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit”.
Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delvinës. Operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa operacione të tjera ne Tirane dhe Durrës.