• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Asgjë nuk do jetë më si më parë, hotelet e Gjirokastrës në sfidën për të mbijetuar

22/04/2020
Asgjë nuk do jetë më si më parë, hotelet e Gjirokastrës në sfidën për të mbijetuar

Nga ANXHELA RUÇI

Asgjë nuk do jetë më si më parë, dëgjojmë shpesh këto ditë dhe këtë e shohim çdo ditë nëpër rrugë apo ato aktivitete biznesi që janë rihapur. Në Gjirokastër, qytetin turistik të jugut që pret mbi 100 mijë turistë çdo vit, aktiviteti i hotelerisë është paralizuar. Megjithatë pronarët kanë nisur të mendojnë si mund ta përshtasin aktivitetin me masat e reja kundër Covid-19, në përpjekje për të mbijetuar edhe në këtë kohë sfide.

Koronavirusi i dha goditje të rëndë turizmit, një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. “Faktoje” kontaktoi me disa hotele dhe shtëpi pritjeje në qytetin e Gjirokastrës, të cilët këtë vit presin të ardhura minimale ose zero nga aktiviteti i tyre.

Çdo vit qyteti jugor pret rreth 100 mijë turistë të huaj dhe shqiptarë, të cilët këtë vit për shkak të koronaviurusit kanë anuluar pothuajse të gjitha pronontimet.

Edmond Mele, menaxheri i “Guest House Mele”, tregoi se kjo situatë ka ndikuar në maksimum në biznesin e tij familjar, ku punojnë 5 anëtarët e familjes së tij. Nëse në fillim të marsit 60% e dhomave  ishin të prenontuara, sot ato janë të gjitha të lira, të paktën deri në muajin gusht. Për shkak të mbylljes së kufijve dhe situatës së krijuar nga koronavirusi, në vendet kryesore nga vijnë turistët, të gjitha pronontimet janë anuluar./ Faktoje.al

Përveç hotelit, Edmondi ka mbyllur edhe restorantin në të cilin priste turistë, një goditje dyfish për biznesin e tij. Gjatë këtyre 5 javëve të karantinimit me familjen, Edmondi ka menduar sesi mund ta përshtasë biznesin e tij me realitetin e ri që ka krijuar pandemia e koronavirusit. Ai është gati që të krijojë një dhomë vetëm për dezinfektimin përpara se turistët të hyjnë dhe të dalin nga hoteli, si masë e detyrueshme për mospërhapjen e COVID-19. Por të gjitha këto mbeten në kuadrin e një plani, pasi në shtëpinë  e tij të pritjes nuk ka shkelur ende asnjë turist dhe nisur nga anulimet, dita që një turist do të vij duket shumë e largët.

Problem me anulimet e shumta ka edhe Hotel “Kodra”, i pozicionuar në zemër të qendrës historike të Gjirokastrës. Në pikun e sezonit në këtë kompleks punojnë reth 25 veta, ndërsa sot, për shkak të situatës së koronavirusit punojnë vetëm 4 anëtarët e familjes që ka në pronësi këtë biznes.

Nga marsi në gusht të gjitha rezervimet janë anuluar, madje këto ditë kanë filluar të anulohen dhe rreth 60 % e rezervimev për muajin shtator. E vetmja shpresë për këtë hotel është muaji tetor, prenotimet për të cilin nuk janë anuluar.

Menaxheri i këtij hoteli, thotë se vetëm nëse hapen kufijtë mund të ketë shpresë për rifillimin e punës, pasi më shumë se 95% e turistëve që frekuentojnë hotelin, janë të huaj.

E gjithë historia e anulimeve ka ndodhur brenda një muaji, kur koronavirusi filloi të përhapej me shpejtësinë të gjithë Europën.

Një tjetër kompleks në Gjirokastër tregon se që kur u shfaqën rastet e para me Covid-19 në Shqipëri, bëhet dizinfektim i dhomave direkt pasi vizitorët linin dhomat. Gjithashtu për të mbrojtur veten dhe stafin, po punohet me staf të reduktuar.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al