• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Astronomët mund të kenë zbuluar Tokën e re/ Një planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor

30/01/2026
Astronomët mund të kenë zbuluar Tokën e re/ Një planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor

Astronomët kanë identifikuar një planet të ri kandidat me kushte potencialisht të përshtatshme për jetë, i cili ndodhet rreth 146 vite dritë larg sistemit tonë diellor. Planeti, i quajtur HD 137010 b, është afërsisht sa madhësia e Tokës dhe paraqet karakteristika mjedisore që ngjajnë me ato të Marsit. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters, HD 137010 b orbiton rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6 për qind më i madh se Toka. Zbulimi u realizua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka, duke përdorur të dhëna të mbledhura në vitin 2017 nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s, në kuadër të misionit të zgjeruar K2.

Dr. Chelsea Huang, studiuese në Universitetin e Queenslandit Jugor në Australi, tha se planeti ka një orbitë të ngjashme me atë të Tokës, me një periudhë rreth 355 ditë. Sipas vlerësimeve, ekziston rreth 50 për qind mundësi që HD 137010 b të ndodhet në të ashtuquajturën “zonë e banueshme” të yllit të tij, ku kushtet mund të lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm. Një aspekt veçanërisht interesant i këtij zbulimi është afërsia relative e sistemit planetar me Tokën. Sipas Huang, planeti më i afërt i njohur i një lloji të ngjashëm në zonën e banueshme ndodhet rreth katër herë më larg dhe është shumë më i zbehtë.

HD 137010 b u zbulua përmes metodës së tranzitit, kur planeti kaloi përpara yllit të tij dhe shkaktoi një rënie të lehtë të shkëlqimit. Sinjali fillestar u identifikua nga shkencëtarë qytetarë vullnetarë në kuadër të programit Planet Hunters. Ndër ta ishte edhe Dr. Alexander Wenner, i cili mori pjesë në program që kur ishte ende nxënës i shkollës së mesme dhe sot është autori kryesor i studimit. Shkencëtarët theksuan se fillimisht e trajtuan zbulimin me kujdes, por pas analizave dhe verifikimeve të shumta, arritën në përfundimin se bëhet fjalë për një shembull “libri shkollor” të një planeti që kalon para yllit të tij.

Megjithatë, ylli rreth të cilit rrotullohet HD 137010 b është më i ftohtë dhe më pak i ndritshëm se Dielli, çka nënkupton se temperatura e sipërfaqes së planetit mund të jetë më afër asaj të Marsit dhe të bjerë nën -70 gradë Celsius. Dr. Sarah Webb, astrofizikane në Universitetin Swinburne, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, e përshkroi zbulimin si “shumë emocionues”, por theksoi se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar përfundimisht ekzistencën e planetit. Sipas saj, deri tani është vëzhguar vetëm një tranzit, ndërsa zakonisht kërkohen të paktën tre për një konfirmim të plotë. Ajo shtoi se, megjithëse planeti mund të jetë i ngjashëm me Tokën, ekziston edhe mundësia që ai të jetë një “super-Tokë dëbore” – një planet i madh, i mbuluar kryesisht nga akulli dhe me sasi të konsiderueshme uji në formë të ngrirë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Hamburger me mish viçi, peshk dhe cous-cous i dekoruar me fletë ari/ Meny e pazakontë gourmet për qentë në prag të Olimpiadës Dimërore, çmimet shkojnë deri në …
Lifestyle

Hamburger me mish viçi, peshk dhe cous-cous i dekoruar me fletë ari/ Meny e pazakontë gourmet për qentë në prag të Olimpiadës Dimërore, çmimet shkojnë deri në …

29/01/2026
Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet
Lifestyle

Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet

29/01/2026
Cilësohet si vendi më i shtrenjtë në botë/ Si ia doli një çift të jetonte pa qira në Manhattan…në një…
Lifestyle

Cilësohet si vendi më i shtrenjtë në botë/ Si ia doli një çift të jetonte pa qira në Manhattan…në një…

28/01/2026
Një “gabim” që u bë trend, historia e “kalit që qan” pushton Kinën para Vitit të Ri Kinez
Lifestyle

Një “gabim” që u bë trend, historia e “kalit që qan” pushton Kinën para Vitit të Ri Kinez

28/01/2026
VIDEO/ Incident i pazakontë! Dreri thyen dritaren dhe hyn në një bankë
Lifestyle

VIDEO/ Incident i pazakontë! Dreri thyen dritaren dhe hyn në një bankë

23/01/2026
“E hëna blu”, dita më melankolike e vitit. Si të përballojmë depresionin e janarit
Lifestyle

“E hëna blu”, dita më melankolike e vitit. Si të përballojmë depresionin e janarit

19/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Astronomët mund të kenë zbuluar Tokën e re/ Një planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor

Astronomët mund të kenë zbuluar Tokën e re/ Një planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor

30/01/2026
E prisnin kundër Torinos, Berisha ende “out”

E prisnin kundër Torinos, Berisha ende “out”

30/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al