• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentat ndaj Donald Trump, plumbi i kap veshin, vritet atentatori

15/07/2024
Atentat ndaj Donald Trump, plumbi i kap veshin, vritet atentatori

Kandidati për president i SHBA, Donald Trump u qëllua me disa plumba gjatë një mitingu me mbështetësit e tij në Pensilvani. Të shtënat me armë u dëgjuan ndërsa Trump ishte duke folur. Në fillim ai shihet që heziton një moment, pastaj ulet sepse dëgjon thirrjet e truprojave. Ish-presidenti u nxorr jashtë skenës nga stafi i sigurisë.

Trump duket që rrëzohet në tokë teksa po mbante fjalimin. Ai u rrethua shpejt nga sigurimi i armatosur dhe qëndroi poshtë për rreth një minutë.

Më pas u ngrit në këmbë dhe ngriti grushtin në ajër, duke përsëritur “Fight! Fight! Fight!” (Luftoni! Luftoni! Luftoni!) përpara se të përcillej nga skena dhe në një automjet. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Videoja dukej se tregonte gjak në veshin e tij ndërsa e merrnin. Ish-presidenti dukej se po shtrëngonte anën e kokës teksa ra në tokë.

Senatori republikan për Ohio, J.D Vance, tha në një postim në platformën e mediave sociale X: “Të gjithë bashkohuni me mua në lutjen për Presidentin tonë Trump dhe të gjithë në atë tubim. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë.”

Pas incidenti, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi ka bërë me dije se ish-presidenti Donald Trump është i sigurt.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.

Ndërkohë mediat amerikane raportojnë për dy të vdekur në vendin e ngjarjes, njëri prej tyre mendohet të jetë atentatori.

Related Posts

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al