• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentati mafioz në Vlorë, sot një prej viktimave kishte ditëlindjen. 15 të shoqëruar në polici

19/08/2022
Atentati mafioz në Vlorë, sot një prej viktimave kishte ditëlindjen. 15 të shoqëruar në polici

Geno alias Shpati Lena i cili u ekzekutua sot (18 gusht 2022) në një atentat mafioz së bashku me Hakim Xhezon në dalje të Vlorës kishte sot ditëlindjen.  Policia ka shoqëruar 15 persona deri më tani për marrjen në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes kur iu bë atentat në dalje të Vlorës. Në mjet iu gjet rroba dhe ushqime, ndërsa do t’ia çonin Eduard Xhezoz i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt. Momenti i goditjes është kryer pikërisht në një zonë ku nuk ka kamera sigurie të bizneseve, por dhe s’ka lëvizje të qytetarëve.

Dyshimet për ngjarjen janë për shkak të hakmarrjes ku pasi Eduard Xhezo rezulton i dënuar me 15 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” në dëm të Arben Beqirajt ose “Beni të Çeçesë” ngjarje kjo e ndodhur në 4 gusht 2019 në plazhin e Vlorës. Ky dënim është dhënë edhe për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit” dhe “Plagosjes me armë zjari ndaj djalit të Arben Beqirajt, Ergest Beqiraj dhe Nesim Hodaj.

Prokuroria pretendonte dhe mbante qëndrimin për Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykata zbuti akuzën në “Vrasje me dashje”, duke hequr totalisht dhe pjesën e bashkëpunimit. Për këtë ngjarje u dënua me gjobë, Shpati Lena dhe kunati i Eduardit, Ariel Kingji, të cilët u akuzuar nga prokuroria për “Moskallëzim krimi”.

Me vendimin e gjykatës nuk janë pajtuar familjarët e Arben Beqirajt dhe vetë prokuroria e Apelit në Vlorë, e cila në fillim të vitit 2022 ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar një masë dënimi më të lartë për Eduard Xhezon dhe dy personat e tjerë, të dënuar me gjobë. Lena në muajin maj 2022, u arrestua nga policia e Vlorës në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pasi së bashku me Kristi Drollin dhe Ariel Kingjin,kunatin e Eduard Xhezos, është kapur me dy armë brenda në makinë./ Ora News

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al