Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Fierin dy ditë më parë. Policia e këtij qyteteit po kryen hetime intensive për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Demir Backa. Mësohet se janë shoqëruar rreth 15 persona, teksa policia deklaroin se kanë qenë tre persona autorë të ekzekutimit. Ndërkohë që autorët e qëlluan me breshëri Backën, tre plumba e kanë zënë në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor që edhe i kanë marre jetën 57 vjeçarit gjatë një atentati të shtunën në mbrëmje në Fier. Ndërkohë mesohet se targat e mjetit që u gjet i djegur në Daullas i kanë qënë targa që janë të vjedhura në Kosovë.