Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në Lushnje, ku ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Fatos Tushes, i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në ambientet e bashkisë.
Ai është plagosur nga një granatë që ka shpërthyer në zyrën e tij. Dyshohet se granata është hedhur nga ish-shoferi i Bashkisë së Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në momentin kur Tushe ka shkuar në zyrë. Autori i ngjarjes, dyshohet të jetë ish-shoferi i kryetarit të Bashkisë.
Kjo ngjarje ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit.
Drejt Lushnjes është nisur me urgjencë kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe ekspertë të Policisë Kriminale.
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprokurori Olsian Çela.









